Lidhje

Marina amerikane lëshoi në ujë anijen e saj më të re, USS Ronald Reagan - 2003-07-12


Marina e Shteteve të Bashkuara lëshoi në ujë anijen e saj më të re, USS Ronald Reagan, e para aeroplan mbajtëse që mban emrin e një presidenti amerikan.

Anija u lëshua sot në ujë në prani të bashkëshortes së ish presidentit Reagan, Nancy Reagan.

Nën presidenti Dick Cheney e nderoi zotin Reagan, duke thënë se nuk mund të gjendet një anije më e mirë për të mbajtur emrin e presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara.

Aeroplan-mbajtësja Ronald Reagan është e gjatë sa ndërtesa Empire State në New York, 355 metra, dhe pjesa mbi ujë është e lartë sa një ndërtesë 20 katëshe. Nën presidenti Cheney tha se anije e rëndë 100 tonë, që punon me energji bërthamore mund të qëndrojë në ujë për 20 vjet pa patur nevojë të furnizohet me energji.

//ze//

XS
SM
MD
LG