Lidhje

Dy robotë të NASA-s janë nisur drejt planetit Mars - 2003-07-12


Dy robotë të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, janë nisur drejt planetit Mars ku pritet të ulen në muajin Janar. Qëllimi i këtij misioni është për të zbuluar se a ka patur ndonjëherë ky planet kushte të përshtatme për ekzistencën e jetës. Por mbërritja e tyre nuk është e sigurtë pasi gjatë udhëtimit 6 mujor, këto anije duhet të kryejnë disa manovrime shumë precize për të lëshuar në planet robotët.

Përvoja e kaluar tregon se mundësia që të tre robotët të ulen me sukses në Mars nuk është shumë e lartë.

“Ne e quajmë Marsin planeti i vdekjes,” thotë Collen Hartman, drejtues i programit mbi kërkimet e sistemit diellor në agjensinë e hapsirës amerikane NASA.

“Kaq shumë anije janë nisur drejtë marsit, dhe diku gjatë rrugës së tyre ato kanë dështuar. Deri tani kemi pasur rreth 33 misione të tilla dhe më se dy e treta e tyre kanë dështuar,” thotë zoti Hartman.

Humbjet e fundit i patëm në vitin 1999. Një sondë amerikane kaloi vetëm pak pranë marsit si pasojë e një difekti të shaktuar nga ndryshimet në masat matëse mes sistemit metrik dhe atij të vjetër anglez. Një anije e NASA-s u rrëzua në planetin e marsit sepse ndryshimet e këtyre masave nuk përcaktuan saktë altitudën e saj.

Shefi i sektorit shkencor për Studimin e Sistemit Diellor, Ed Weiler thotë se vetëm tri nga nëntë përpjekjet amerikano ruse kanë qenë të suksesshme deri tani: misioni Pathfinder në vitin 1997 dhe dy përpjekje të tjera para dy dekadash.

“Një në tri është një mesatare e mirë për lojën e baseballit, por po u morrën parasysh shpenzimet për këto lloj misionesh, kjo nuk është edhe një gjë shumë e mirë për gjithësinë.”

Tani që gjenden në hapsirë, anijet amerikane dhe evropiane duhet të përshkojnë 500 milionë kilometra rrugë për të mberrirë në Mars. Deri në janar, inxhinierët e NASA-s do të komandojnë anijet amerikane për të bërë disa ndryshime të kursit për të siguruar që marrësit e energjisë diellore të jenë të kthyera nga dielli për tu furnizuar me energjinë e nevojshme. Por siç thotë zoti Weiler, udhëtimi është pjesa e lehtë e misionit. Veshtirësitë fillojnë në momentin kur këto anije duhet të ulen.

”Ulja në Mars është e vështirë. Shumë gjëra mund të mos shkojnë si duhet sepse ka shumë pjesë që lëvizin njëkohsisht.”

Anijet arrijnë në këtë planet me një shpejtësi prej 19 mijë kilometrash në orë dhe këtu kërkohet një precizion maksimal për të pasur një ulje të suksesshme. Shpësh gjërat nuk shkojnë siç parashikohen dhe ky ka qenë shkaktari kryesor i shumë misioneve të dështuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG