Lidhje

Në Irak fillon një operacion tjetër kundër ekstremistëve, që sulmojnë forcat e koalicionit - 2003-07-13


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se kanë filluar një operacion tjetër në Irak kundër ekstremistëve, që sulmojnë forcat e koalicionit.

Zyrtarët thonë se Operacioni Ivy Serpent, ose Dredhka e Pabesë, filloi dje. Operacioni është përshkruar si një masë parandaluese kundër sulmeve që mund të planifikohen për të përkuar me përvjetoret e ardhjes në pushtet të ish udhëheqësit irakian, Sadam Husein dhe martisë së tij Baath.

Ky operacion është i katërti që prej përmbysjes nga pushteti të qeverisë irakiane në muajin prill. Ai ka në shënjestër besnikë të Sadam Huseinit, ekstremistë dhe forca të tjera të qëndresës së armatosur. Qindra njerëz u ndaluan gjatë operacioneve të mëparshme.

Operacioni më i fundit do të përqëndrohet në një zonë të madhe në Irakun qëndror në veri të Bagdadit, ku mendohet të jenë përqëndruar përkrahësit e Sadam Huseinit.

//ze//

XS
SM
MD
LG