Lidhje

Piratët e Karaibeve dhe filmat sfidues të verës - 2003-07-14


Përshendetje Stinës së filmave ju shtua edhe një sfidues i ri, Piratët e Karaibeve. Johny Depp i njhor si kapiteni Jack Sparrow është në qendër të filmit të frymëzuar nga legjandat e detit Karaibe të shekullit 17-të. Një film, ku aventura, romanca dhe të papriturat të shoqërojnë për rreth 143 minuta.

Captain Barbossa ka vjedhur anijen Black Pearl, Perla e Zezë, sulmon qytetin Port Royal dhe rrëmben bukuroshen, Elisabeth Swann, vajzën e Guvernatorit. Këtu fillojnë aventurat për Capitenin Jack, i cili vihet në ndjekje të piratëve të cilët janë mallkuar me jetë të përhershme por si skeletinë nën dritën e hënës. Filmi ndërkohë ka dalë në kinema.

Terminator 3 zuri vendin kryesor me $44.1 milion dollarë gjatë fundjavës me rreth $12,570 nga 3,504 kinema ku u shfaq filmi, duke grumbulluar që nga e marta shumën prej $72.5 milionë dollarësh.

Ndërkohë ”Bruce Almighty" vahzdon të korrë sukses në tregje të ndryshme. Komedia me aktorin Jim Carrey dhe Jennifer Aniston kryeson në Gjermani për 4 javë rrjesht dhe është i dyti në Angli. Duke grumbulluar 14 milion dollarë këtë javë, fitimet e filmit në rang ndërkombëtar pritet të arrijnë shumën e 100 milionëve ditët që vijnë. Filmi "The Hulk" qëndroi solid këtë javë që po lëmë pas duke kryesuar në Francë dhe Spanjë. Ndërkohë filmi i adaptuar nga karakteri i librave komike nuk i arriti parashikimet në Gjermani si rezultat i disa problemeve ndërmjet kinemave dhe përfaqësuesve të filmit që bëri që shfaqja e tij të anullohet në disa kinema.

Problemet me ligjin janë harruar për Winona Ryder e cila duket e gatëshme ti kthehet punës. Aktorja do të luajë me Sean Connery në dramën Embers të regjisorit Milos Forman. Winona Ryder gjithashtu luan edhe në një film tjetër të regjisorit Robert Altman, që zhvillohet në një qytet të vogël gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këngëtari Bono i grupit U2, i njohur për pikpamjet e tij të forta politike ka në plan që ti kthejë fjalët në vepra. Ylli i rokut thotë se ai dhe grupi i tij janë të gatshëm që të përdorin protesta civile për ti tëhequr vëmendjen botës rreth vuajtjeve në vendet më të varfëra. Ai i bëri këto komente gjatë paraqitjes së raportit të Komebeve të Bashkuara që e vinte në pikëpyetje efiktivitetin e programit të ndihmave në vendet e botës së tretë. "Charlie's Angels: Full Throttle" ndoshta nuk po korr suksesin që pritej këtu në Amerikës, por njoftimet bëjnë të ditur se suksesi është më i madh në tregun e huaj. Filmi në fjalë ishte numër një në rreth 30 vende të botës duke përfshirë këtu Anglinë me një fitim të përgjithshëm prej 22,5 milion dollarësh. Që nga dalja në kinema muajin që kaloi Charli’s Angels ka grumbulluar vetëm në kontinentin amerikan rreth 43 milion dollarë.

XS
SM
MD
LG