Lidhje

Franca përkujton Ditën e Bastijës - 2003-07-14


Të hënën në Francë u përkujtua dita e Bastijës dhe Parisi festoi me paradën tradicionale ushtarake në Champs Elysee. Këtë vit masat e sigurisë ishin shumë të rrepta, pas atentatit të vitit të kaluar ndaj presidentit Chirac, por policët arrestuan vetëm pak veta.

Avionë që fluturonin ulët lëshuan tym me ngjyra të kuqe, të bardhë dhe blu nga Harku i Triumfit deri tek Sheshi Konkord, ndërsa një kontigjent nga trupa evropiane pesëkombëshe e Bashkimit Evropian i priu paradës.

Në intervistën me rastin e Ditës së Bastijës, Presidenti Chirac tha se Franca duhet të përshtatet në një botë të ndryshueshme dhe i doli në mbrojtje planit të qeverisë së tij për të reformuar sistemin e pensioneve në vend, i cili ka ngjallur shumë debate.

Ai tha se rritja e popullsisë së moshuar i bën të nevojshme ndryshimet, si tani ashtu edhe pas disa vitesh.//kk//

XS
SM
MD
LG