Lidhje

Divizioni i Tretë i Këmbësorisë, në Irak për kohë të pacaktuar - 2003-07-15


Mijëra ushtarëve amerikanë që prisnin të ktheheshin së shpejti nga Iraku në shtëpitë e tyre, u është thënë tani se do të rrinë në atë vend për një kohë të pacaktuar.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thonë se rreth 9 mijë ushtarë të Divizionit të Tretë të Këmbësorisë duhet të rrinë atje për shkak të sulmeve të vazhdueshme kundër forcave amerikane.

Thuhet se morali mes ushtarëve të kësaj njësie ka rënë. Ndërkohë, Këshilli i ri Qeverisës i Irakut njoftohet se ka ngritur një komision për të gjykuar kriminelët irakianë.

Këshilli i sapoformuar thotë gjithashtu se do të dërgojë një delegacion në Kombet e Bashkuara për të treguar se është autoriteti legjitim i Irakut gjatë periudhës së tranzicionit të vendit drejt demokracisë. //kk//

XS
SM
MD
LG