Lidhje

Lisa Marie Presley nxjerr albumin e saj të parë - 2003-07-16


Elvis Presley është ndoshta këngëtari më i famshëm i rock and roll-it në të gjitha kohërat. Tani vajza e tij, Lisa Marie ka nxjerrë albumin e saj të parë. Titullohet “To whom it may concern”, “Kujt t’i interesojë”. Lisa Marie ka shkruar tekstet e të gjitha këngëve.

Ajo thotë se të gjitha këngët janë për të dhe tregojnë se cila është ajo në të vërtetë. Kjo këngë është për familjen e saj dhe si ajo e gjeti se cili ishte vendi i saj në botë. Titullohet “Lights out”, “Dritat e fikura”:

Lisa Marie ishte 9 vjeç kur vdiq Elvis Presley. Ajo e braktisi shkollën e mesme para se ta mbaronte atë, sepse thoshte se shkolla nuk kishte vlerë për të. Ajo thotë se që nga ai moment ajo ka kërkuar të gjejë kuptimin e jetës. Për këtë arsye regjistroi këto këngë në moshën 35 vjeçare. Një tjetër këngë nga albumi është “Sinking in”, “Duke u mbytur”:

Që nga prilli kur u hodh në treg, janë shitur të paktën 500 mijë kopje të albumit “To whom it may concern”. Tani Lisa Marie Presley po i interpreton këngët e saj në koncerte në gjithë vendin. //kk//

XS
SM
MD
LG