Lidhje

Irak: Vritet Kryetari i Bashkisë - 2003-07-16


Kryetari i Bashkisë së qyteteti Hadithah në Irak, u vra pasi disa qytetarë e kishin akuzuar atë se po bashkëpunonte me amerikanët.

Autoritetet ushtarake amerikane konfirmojnë se kryetari i Bashkisë u qëllua ndërsa po ecte me makinë nëpër qytet.

Hadithah gjendet në një rajon të populluar kryesisht me myslimanë të sektit suni, rajon ky që ka qenë shumë armiqësor ndaj trupave amerikane.

Në një pjesë tjetër të vendit, në perendim të Bagdatit, një ushtar amerikan është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur autokolona në të cilën gjendeshin ata u qëllua me granatahedhës.

Në një sulm tjetër, një raketë tokë-ajër u lëshua drejt një aeroplani i cili po ulej në aeroportin e Bagdatin, por pa arritur ta qëllojë atë. Këto sulme ndodhin në ditën kur do të mbusheshin 24 vjet nga ardhja në pushtet e regjimit të Sadam Husenit.

Ndërkohë, një organizatë e të drejtave të njeriut thotë se planet e Këshillit të ri Qeverisës të Irakut për krijimin e një gjykate për krimet e luftës, duhen ndryshuar.

Organizata Human Rights Watch thotë se gjykata, për të cilën Këshilli thotë se do të gjykojë anëtarë të regjimit të përmbysur të Sadam Husseinit, duhet të sjellë juristë ndërkombëtarë për të garantuar paanshmërinë dhe drejtësinë në gjykim.

Kombet e Bashkuara thonë se Këshilli Qeverisës do të dërgojë një delegacion në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të martën e ardhshme. Delegacioni irakian pritet të kërkojë t’i jepet një vend në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.//kk//

XS
SM
MD
LG