Lidhje

Sot në kinema Bad Boys 2 - 2003-07-18


Bad Boys janë rikthyer përsëri. Pas një pauze thuajse tetëvjeçare Will Smith dhe Martin Lawrence janë bërë përsëri Bad Boys. Suksesi i jashtëzakonshëm i 1995 i bëri prodhuesit e filmit që të provojnë fatin edhe njëherë. Filmi është xhiruar në qytetin fantastik të Majamit në Londër dhe Porto Riko.

Detektivët e drogës Mike Lowrey dhe Marcus Burnett janë caktuar në një grup special për hetimin e drogës në Majami. Zbulimet e tyre i çojnë ata tek një lord të drogës i cili në përpjekjet e tij për kontrollin e tregun e Majamit shkakton një luftë të përgjakshme kartelësh. Skenat e tipit action dhe konfliktet komike të shoqërojnë për më shumë se dy orë. Flitet se të dy aktorët po bisedojnë për një vazhdim të mundëshëm të serialit të tretë të këtij filmi.

Të gjithë ne e di kemi parasyshë parullën e madhe mbi kodrat e Hollywoodit që për ne përfaqëson një botë krej tjetër, atë tëprodhimit të filmave. Por të paktë janë ata që e dinë të vërtetën pas kësaj parulle.

Tetëdhjetë vite më parë me qëllim reklamimi një kompani që ndërtonte shtëpia aty pranë vëndosi një parullë me mbishkrimin Hollywoodland...Toka e Hollywoodit....Që nga ajo kohë, parulla i rezistoi kohës duke i hequr kështu katër shkronjat e fundit. Tetëdhjetë vite më vonë banorët e Kalifornisë Jugore i festuan datëlindjen kësaj parulle të famshme, që tashmë është bërë sinonim i kinematografisë amerikane.

Ylli i Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger, tha se do të vëndosë nga fundi i muajit që vjen nëse do të kandidojë për postin e guvernatorit të Kalifornisë. Ai tha për shtypin në Berlin , ku ndodhej për premierën e filmit të tij Terminator 3, se vendimi për tu marrë me politikë do të varet nga zhvillimet në shtetin e tij.

Nga zhvillimet e tjera veçojmë. Agjenti 007, James Bond, ose me mire të themi aktori Pierce Brosnan është nderuar nga Mbretërsha e Anglisë me një medalje nderi për kontributin e tij ndaj industrisë Britanike të Filmit

Këngëtari, Karlos Santana, thotë se ka grumbulluar afro 2 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër sidës në Afrikë. Muzikanti kontribuoi fitime nga turneu i tij në 23 qytete, të cilit i dha fund para pak kohe. Po nga muzika. Elton John është në bisedime e sipër për një kontratë 54 milion dollarëshe në Kazinonë Caesars Palace, në Las Vegas. Ai do të zëvendësojë këngëtaren Celine Dion .

Grupi Duran Duran ka shitur më shumë se 60 milion albume që nga krijimi i tyre 20 vite më parë. Këngët hite si Girls on Film, Hungry like the wolf dhe Rio, akoma edhe sot pushtojnë diskotekat nepër botë. Për Nick Rhodes, Simon Le Bon, John Taylor, Roger Taylor dhe Andy Taylor ka filluar nje turne i ri mbare boteror. Japonia ishte vendi i parë ku biletat u shiten në më pak se 30 minuta.

XS
SM
MD
LG