Lidhje

Sulm i ri në Irak: vritet një ushtar amerikan - 2003-07-22


Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara në Irak njoftoi se sot, gjatë një sulmi me armë zjarri në perëndim të Irakut një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos.

Në një deklaratë të Komandës, thuhet se autokolona me të cilën po udhëtonte ushtari amerikan, u sulmua sot në mëngjez me granatë dhe me armë të vogla zjarri, në rrugën që lidh qytetet Balad dhe Ar Ramadi.

Nga sulmet e armatosura, në Irak janë vrarë të paktën 37 ushtarë amerikanë që nga 1 maji, kur Presidenti Bush deklaroi mbarimin e operacioneve luftarake në shkallë të gjerë. Ndërkohë, administratori civil i Shteteve të Bashkuara në Irak, Paul Bremer, përgatitet t'i informojë sot ligjvënësit amerikanë në lidhje me përparimin që është bërë në përpjekjet për stabilizimin dhe rindërtimin e vendit.// lk //

XS
SM
MD
LG