Presidenti Bush bëri thirje për masa të reja për t’u ardhur në ndihmë amerikanëve me të meta mendore apo fizike, me rastin e 13 vjetorit të Ligjit për Amerikanët me të meta, një masë që ai e përshkruan si një ndër veprat e mëdha të shpirtgjerësisë së qeverisë amerikane.
Në fjalimin e tij sot në radio, presidenti tha se ligji ka ndihmuar për të përmirësuar jetët e më shumë se 50 milion amerikanëve, duke u dhënë atyre mundësi të gjejnë punë, të futen në ndërtesat publike dhe të bëjnë jetë më të pavarura.
Ai tha se përpjekjet po shtohen falë Nismës së re për Lirinë, e cila u siguron shteteve fonde shtesë për të ndihmuar personat me probleme fizike dhe mendore të shkojnë në punë, ose të punojnë në shtëpi. Ai tha gjithashtu se administrata e tij po punon me Kongresin për t’u ofruar programe të përshtatshme arsimimi personave me probleme mendore apo fizike.
Zoti Bush tha se tani, më shumë se kurrë më parë, personat me probleme mendore apo fizike gëzojnë lirinë për të bërë jetë të pavarur dhe se po bëhet përparim për të bërë të mundur që, siç u shpreh presidenti “ëndrra amerikane të mund të arrihet edhe prej tyre.”
//ze//