Lidhje

Lejohet rikthimi në Greqi i imigrantëve shqiptarë me leje-qendrime të përkohëshme - 2003-08-02


Në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë me Greqinë nisi sot zbatimi i një vendimi të qeverisë greke i cili i lejon emigrantët shqiptarë të kthehen në Greqi me lejeqëndrimet e përkohshme.

Sipas Komandantit të Policisë Kufitare shqiptare në Kakavijë, Lesko Beqaj, pala greke nuk ka kthyer sot pas asnjë emigrant shqiptar të paraqitur në kufi me këto dokumenta.

Një urdhër i Ministrisë greke të Rendit ka zhbllokuar sitatën e këtyre ditëve kur disa qindra shqiptarë u kthyen mbrapsht në pikën greke të kufirit nga policia greke.

Emigrantët ishin kthyer për pushimet e verës në Shqipëri pas premtimeve të qeverisë greke se do të lehtësonte rikthimin e tyre në Greqi.

Sipas urdhërit të pupublikuar dje nga policia greke në Pikën e Kakavijës emigrantët shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilave u ka skaduar afati i vlefshmërisë, kanë të drejtë të lëvizin në kufijtë e të dy vendeve vetëm një herë deri më 30 Tetor.

Sipas urdhëresës, krahas lejeve të përkohshme të qëndrimit emigrantët që kërkojnë të hyjnë në tokën greke duhet të kenë edhe vërtetimin e depozitimit të kërkesës për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit dhe të punës.

Vendimi i autoriteteve greke duket mjaft i vonuar për kthimin në Greqi të disa mijëra shqiptarëve për sezonin veror. Vetëm rreth 3 mijë emigrantë kanë mbërritur këtë vit nga Greqia në pikat kufitare, ndryshe nga një vit më parë kur kjo shifër ishte rreth 150 mijë. Burimet nga pikat kufitare, ajo e Kapshticës në juglindje dhe ajo e Kakavijës në jug thanë sot se ritmi i kthimit të shqiptarëve nisi të rritet. Vendimi i autoriteteve greke që u garanton atyre rikthimin në Greqi pritet të shtojë edhe më tepër ditët e ardhshme ritmin e lëvizjes në kufijtë e të dy vendeve.

//ss//

XS
SM
MD
LG