Lidhje

Terapi e re me hormone për rritjen e kockave - 2003-08-05


Hartë e re dixhitale e trurit

Nëpërmjet kompjuterit shkencëtarët mund të udhëtojnë tani nëpër trurin e njeriut, falë një harte të re dixhitale. Ekspertët pranë universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos punuan për 10 vjet për të krijuar këtë atlas të trurit të njeriut.

Në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar, ata mblodhën të dhëna të trurit të mbi 7 mijë personave, përfshi 342 binjakë. Ky atlas kompjuterik, gjithashtu përmban imazhe dhe të dhëna të qindra truve, të prekur nga sëmundja, përfshi të atyre personave që vuajnë nga Alxajmeri, Autizmi dhe Skicofrenia.

Të gjitha këto të dhëna janë mbledhur, ose janë dhënë nga persona anonimë që jetojnë në 7 vende, në 4 kontinente. Mosha e tyre është nga 20 në 40 vjeç. Por ka edhe nga të moshave të ndryshme, duke filluar nga mosha më e re 7 vjeç e deri në atë më të vjetrën, 90 vjeç.

Duke përdorur këtë atlas, shkencëtarët mund të vëzhgojnë pjesët e trurit apo shtresat që përbëjnë të ashtuquajturën cerembrum. Atlasi gjithashtu tregon veprimtarinë e trurit dhe nxjerr në dukje ato pjesë funksionale që janë përgjegjëse për të folurit, kujtesën, emocionet dhe gjuhën.

Doktor John Mizziota thotë se ky atlas po i ndihmon shkencëtarët të nxjerrin përfundime që kurrë nuk mund të arrihen nga studimi i trurit të një personi të vetëm.

Arkivi përmban të dhëna mbi çdo person, përfshi hollësi rreth moshës, kombësisë, arsimimin, profesionin, e të tjera. Në to gjithashtu përfshihen hollësi rreth inteligjencës së tyre dhe në se personi përdor dorën e majtë ose të djathtë.

Krahas këtyre të dhënave, dosjet përmbajnë imazhe, apo fotografi që tregojnë anatominë e trurit si dhe rrjedhën e oksigjenit në gjak, veprimtarinë elektrike dhe vendin ku takohen fijet radioaktive brenda trurit. Të gjitha këto tregojnë veprimatrinë e trurit ndërsa personat kryejnë veprime të ndryshme përfshi vlerësimin e aftësive të tyre për të numëruar dhe për të njohur objekte të ndryshme.

Shkencëtarët thonë se të dhënat e ruajtura kompjuter mund të doren nga mjekët për të përcaktuar me më lehtësi gjendjen e pacientit.

Terapi e re me hormone për rritjen e kockave

Agjencia amerikane e ushqimeve dhe ilaçeve vendosi që një lloj terapie me hormone për rritjen e kockave tani mund të përdoret tani edhe për ata fëmijë të cilët mbeten të shkurtër.

Çdo ditë, 16 vjeçari Ryan Liebeman i jep vetes një gjiplpërë për të nxitur zgjatjen trupore. Kur isha fëmijë, thotë ai, ndjehesha i mospërfillur dhe shokët talleshin me mua pasi isha i shkurtër. Pas 3 vjetësh në terapi me hormone, Ryan tani është 1 metër e 50 centimetra. Nëna e tij bëri çmos që ai t’a merrte këtë ilaç. Nuk e di se sa i gjatë duhet të jesh që të quhesh i gjatë, thotë ajo, por mendoj se njeriu duhet të zgjatet sa të ketë mundësi dhe unë dua që djali im ta ketë këtë mundësi.

Në të kaluarën, mjekët nuk rekomandonin terapi me hormone për fëmijë të shkurtër si Ryan, trupi i të cilëve nuk rritet mbi gjatësinë 1 metër e 50 centimetra. Mjekja Margaret MacGillivari thotë se qëllimi ynë nuk është që këta fëmijë të arrijnë gjatësinë e një lojtari basketbolli. Qëllimi ynë është thjesht që këta fëmijë të arrijnë gjatësinë normale me të rriturit e tjerë.

Përkrahësit e kësaj terapie thonë se personat me trup të gjatë kanë më shumë shanse për suskes në shoqëri, afarizën e politikë. Por nuk ekzistojnë prova se njerëzit me trup të gjatë bëjnë jetë më të mirë sesa ata me shtat të shkurtër.

Kritikët e terapisë me hormone për zgjatjen e trupit thonë se trupi i shkurtër nuk është sëmundje prandaj nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Eksperti Henry Guyda është kundër terapisë me hormone për zgjatje. Ai thotë se çështja kryesore është që të mos krijohen sëmundje e probleme atje kur ato nuk ekzistojnë.

Terapia me hormone për zgjatje nuk është e efektëshme për çdo njeri. Gjithashtu pacientët duhet të marrin inxheksione thuajse çdo ditë për vite me radhë me një kosto prej 20 mijë dollarë në vit. Agjencia për ushqime dhe ilaçe këmbëngul se nuk e miratoi këtë ilaç për qëllime kozmetike, por kritikët shqetësohen se një terapi e tillë e cila lejon zgjatjen e trupit jo më shumë se 50 milimetra mund të përdoret thjesht për qëllime të tilla.

Pneumoni vdekjeprurëse mes trupave në Irak

Një pneumoni vdekjeprurëse është shfaqur papritur mes disa ushtarëve amerikanë në Irak dhe në shumë raste shkaktari i sëmundjes është i panjohur.

Ne filluam të shqetësoheshim në muajin qershor kur ndodhi vdekja e një ushtari,- thotë kolonel Robert Defraites. Fakti është se ushtarë të rinj e pa asnjë sëmundje në Irak goditen papritmas nga një lloj pneumonie ndonjëherë fatale. Por nga se shkaktohet sëmundja, kjo ende mbetet e panjohur.

Nga fundi i qershorit, 20 vjeçari Josh Nushi u sëmur në Bagdat. Babai i tij thotë se sipas mjekëve ai ishte prekur nga një farë toksine që kishte shkaktuar pneumoninë. Dalë nga dalë sëmundja përparoi, muskuj e tij u dëbësuan dhe sëmundja filloi t’i prekë mëlçinë dhe veshkat. Ai u dërgua urgjentisht në spitalin ushtarak amerikan në Landstul të Gjermanisë. Por më 12 korrik Josh Nushi vdiq. Ekspertët mjekësorë të ushtrisë kanë arritur në përfundimin se dy raste të sëmundjes ishin shkaktuar nga një bakterie, por shkaktarët e 13 rasteve të tjera mbetet e panjohur.

Ekspertët thonë se lista e shkaktarëve e mundshëm të kësaj pneumonie është e gjatë dhe për çdo rast mund të paraqiten shpjegime të ndryshme, por deri tani asnjë prej tyre i saktë.

XS
SM
MD
LG