Lidhje

Irak: gjendja qetësohet, pas dy ditë trazirash - 2003-08-11


Trupat britanike, që patrullojnë qytetin e Basrës në Irakun jugor, thonë se gjendja është relativisht e qetë, pas dy ditë trazirash me dhunë, për shkak të mungesave të energjisë elektrike dhe karburantit.

Por manaxheri i rafinerisë kryesore në rajon tha se rafineria u detyrua të mbyllet për shkak të mungesës së elektricitetit.

Forcat britanike dërguan karburant dje në Basra dhe një zëdhënës i forcave të koalicionit tha se inxhinierët po bashkëpunonin me vendasit për të vënë në funksion energjinë elektrike në qytet.

Njoftohet se dy vetë u vranë gjatë trazirave të fundjavës në Basra. Ndërsa në verilindje të Bagdatit, nga një sulm me bombë të dielën u vra një ushtar amerikan.

//ze//

XS
SM
MD
LG