Lidhje

Ish diktatori brutal i Ugandës, Idi Amin, vdiq sot në Arabinë Saudite - 2003-08-16


Ish diktatori brutal i Ugandës, Idi Amin, vdiq sot në moshën 80 vjeçare në një spital të Arabisë Saudite.

Zoti Amin ishte shtruar në spital, ku e mbanin gjallë artificialisht përmes aparaturave që prej 18 korrikut. Ai ra në gjendje kome dhe vuante nga tensioni i lartë i gjakut kur u shtrua në spitalin e specializuar King Faisal. Zyrtarët e spitalit thanë se më vonë ai pati një krizë në veshka.

Gjatë qëndrimit të tij në pushtet për 8 vjet nga 1971 deri më 1979, në Ugandë pati shkelje të shumta të të drejtave të njeriut. Regjimi i tij vrau qindra mijëra viktima para se të detyrohej të ikte në mërgim në vitin 1979. Zoti Amin shkatërroi gjithashtu ekonominë e Ugandës duke dëbuar dhjetra mijëra aziatikë, të cilët kishin mbizotëruar klasën afariste të vendit.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se qëndrimi në mërgim prej dy dekadash i Idi Aminit nënvizon nevojën për krijimin e një sistemi për të nxjerrë para drejtësisë tiranët për krime kundër njerzimit.

//ze//

XS
SM
MD
LG