Lidhje

Vdiq Serzhio Viera De Mello - 2003-08-19


Presidenti Bush vlerësoi lart të dërguarin e Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira de Mello, duke thënë se diplomati ia përkushtoi jetën kauzës së të drejtave të njeriut.

Presidenti Bush i bëri këto komente dje me anë të një deklarate, pasi mësoi për vdekjen e të dërguarit brazilian. Presidenti tha se zoti de Mello po ndihmonte popullin irakian të krijonte një vend demokrat të qeverisur nga shteti juridik.

Shtëpia e Bardhë tha se presidednti Bush i telefonoi presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula dda Silva, për ti shprehur ngushëllimet mbi këtë humbje të madhe të një prej nëpunësve më të mirë brazilian të shërbimit publik. Më parë, predidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva shpalli 3 ditë zi për nder të diplomatit.

Flamuri i Kombeve të Bashkuara u ul në gjysëm shtize në selinë e OKB-së në New York. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, e cilësoi zotin de Mello një nëpunës të mrekullueshëm tënjerzimit.

Presidenti francez, Zhak Shirak, e vlerësoi të dërguarin kryesor të OKB-së në Irak si inteligjent dhe të guximshëm.

Gjatë karierës së tij 30 vjeçare me Kombet e Bashkuara, zoti de Mello shërbeu në vende si Kosova, Kamboxhia, Timori Lindor, Libani, Ruanda dhe Mozambiku.

Në muajin maj, zoti De Mello u dërgua në Irak për të mbikqyrur për 4 muaj operacionet e OKB-së për ndihma dhe rindërtim. Mandati i tij përfundonte së shpejti.

Zoti de Mello konsiderohej si një brazilian i ashpër, por xhentil. Pamja prej artisti filmadh dhe natyra e tij tërheqëse e bënë atë një prej zyrtarëve të OKB-së të njohur më shumë. Ai njihej si një person që fliste me ngadalë dhe në punën e tij i ndiqte gjërat nga afër.

//ze//

XS
SM
MD
LG