Lidhje

Kapet komandanti famëkeq irakian i njohur si Aliu kimik - 2003-08-21


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se kushëriri i Sadam Huseinit, gjenerali Ali Hasan al-Maxhid, komandanti famëkeq irakian i njohur si Aliu kimik, është kapur dhe mbahet tani nga autoritetet ushtarake amerikane.

Në muajin prill, trupat britanike në qytetin irakian jugor të Basrës thanë se mendonin që gjenerali irakian ishte vrarë kur forcat e koalicionit sulmuan shtëpinë e tij. Por, zyrtarët ushtarakë amerikanë si edhe ata britanikë thanë në atë kohë se nuk ishin plotësisht të sigurtë nëse Aliu kimik ishte vrarë apo jo.

Aliu kimik akuzohet se luajti rol kryesor në sulmet me armë kimike kundër kurdëve dhe radhitej i pesti në listën amerikane të më të kërkuarve. Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë amerikanë në Bagdadë thanë se një shpërthim shkaktoi dje vdekjen e një ushtari amerikan dhe plagosjne e dy të tjerëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG