Lidhje

Presidenti Bush: nuk do të ketë zmbrapsje në luftën kundër terroristëve - 2003-08-23


Presidenti Bush i dënoi shpërthimet vetëvrasëse të kësaj jave në Bagdad dhe në Jeruzalem, duke thënë se nuk do të ketë zbrapsje në luftën kundër terrorizmit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha se sulmet e kësaj jave janë një provë tjetër se terroristët i kanë shpallur luftë çdo vendi të lirë dhe prandaj duhen mposhtur.

“Terroristët kryejnë krime sepse duan që bota e qytetëruar të trëmbet dhe të tërhiqet në mënyrë që ata të vendosin vizionin e tyre totalitar. Në këtë luftë kundër terrorizmit nuk do të ketë as trëmbje dhe as tërheqje.”

Presidenti Bush tha se në rindërtimin e Irakut po bëhet përparim, por ai shtoi se përparime të tilla i bëjnë terroristët e mbetur në Irak që t’u shtohet dëshpërimi dhe gadishmëria për të sulmuar simbolet e regullit dhe shpresës.

Zoti Bush tha se vrasësit nuk duhen lejuar të vendosin të ardhmen e Lindjes së Mesme. Ai shtoi se një shtet palestinez nuk do të krijohet kurrë mbi bazat e dhunës.

Presidenti Bush tha se një shtet i tillë dhe sigurimi i Izraelit varen në fushatën e pareshtur kundër akteve të terrorit, në të cilat angazhohen të gjitha palët në rajon.

Presidenti u zotua ta vazhdojë luftën kundër terrorit deri sa të gjithë vrasësit të nxirren para drejtësisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG