Lidhje

Mënyre e re trajtimi për Parkinsonin - 2003-08-28


Për herë të parë, mjekët po përpiqen ta trajtojnë sëmundjen e parkinsonit me terapi gjenetike, një mënyrë e re eksperimentale. Terapia gjenetike nuk është përdorur ndonjëherë më parë për trajtimin e parkinsonit, një sëmundje që karakterizohet nga dridhje gjymtyrësh, bllokim muskujsh e vështirësi në të ecur.

Sëmundja shkaktohet nga veprimtaria e tepruar në një zonë të vogël të trurit. Një grup mjekësh në New York zbatoi këto ditë një metodë të re kundër kësaj sëmundjeje. Mënyra e terapisë gjenetike që ata po ekserimentojnë nuk synon të kurojë sëmundjen e parkinsonit por vetëm ta trajtojë atë duke zbutur pasojat e saj.

Procedura kryhet duke injektuar një virus në zonn e prekur të trurit. Virusi përzihet me qeliza gjenetike për arsyes se vetë qelizat nuk mund të hyjnë në tru veçse duke u përzier me virus. Mjekët zgjodhën një virus i quajtur AAV i cili është i padëmshëm për njeriun.

Doktor Mathew During, profesor i mjekësisë molekulare në universitetin e Auklandit në Zelandën e Re bën pjesë në ekipin e mjkekëve që kryen eksperimentin. Ai shpjegon se terapia me gjene synon ta qetësojë veprimtarinë e tepruar në zonën e trurit prej së cilës shkaktohet parkinsoni. Ai thote se në rastin e sëmundjes së Parkinsonit, kjo pjesë e trurit punon me një shpejtësi të jashtëzakonëshme dhe jashtë çdo kontrolli. Synimi ynë është që duke injektuar gjenin kjo pjesë trurit të qetësohet dhe të kthehet në gjendjen e mëparëshme.

Nathan Klein është pacienti i parë që iu nënshtrua kësaj terapie. Ai është një njujorkez 55 vjeçar që vuan nga parkinsoni. Eksperimenti u krye më 19 gusht në një spital të New Yorkut ku mjekët së pari i injektuan atij virusin e përzier me gjen në pjesën e trurit të quajtur subthalamik nucleus ku shkaktohet sëmundja. Një ditë pas operacionit, zoti Klein, dukej i qetë megjithëse në simptoma nuk vinte re ndonjë ndryshim, krahu i djathë i tij vazhdonte të dridhej herë pas here, shenjë e sëmundjes së parkinsonit. Zoti Klein thotë se trajtimi me gjene është një përvojë e re për të.

Ditën pas operacionit, mjekët u inkurajuan kur analizat e zotit Klein dolën mirë dhe nuk tregonin ndonjë dëmtim të trurit si rrjedhim i injektimit të gjenit.

Por terapia gjenetike nuk është pa probleme. Vitin e kaluar një i ri në Pensilvania vdiq gjatë terapisë eksperimentale me gjen, ndërsa në Francë, mjekët e ndërprenë procesin kur disa fëmijë që po trajtoheshin me këtë lloj metode për kurimin e çrregullimive në sistemin imunitar, filluan të shfaqnin shenja të ngjashme me sëmundjene leukemisë.

Trajtimi gjenetik i sëmundjes së Parkinsonit është eksperimentuar me qindra minj e majmunë në laborator. Disa ekspertë shqetësohen se ekserimentet tek majmunët nuk kanë të mjaftueshme për të provuar se kjo terapi do të jetë e suksesëshme tek njerëzit. Ata thonë se ekziston një rrezik i mundshëm që duke injektuar së bashku me gjenin edhe viruse, këto viruseve mund të përhapen në të gjithë trurin ose të krijojnë reaksione që mund të pengojnë qelizat e trurit në dërgimin e impulseve apo sinjaleve të tyre.

Doktor Michael Kaplit është drejtor i pavionit të neurokirurgjisë një sptitalin Presbiterian të Nju Jorkut, ku u krye operacioni. Ai thotë se mjekët i kanë mjetet për të luftuar rreziqet e mundëshme.

Ekipi i mjekëve eksperimenti është i fazës klinike që do të thotë se objektivi kryesor është për të parë nëse trajtimi eshte i sigurt për njerëzit, dhe jo doemos i efektshëm.

12 pacientë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në eksperiment. Pacienti i parë, Nathamn Klein morri dozën më të ulët të virusit dhe gjenit, dhe e njëjta dozë do t’u jepet edhe tre pacientëve të tjerë. Më pas, 4 pacientëve të tjerë do t’u jepet një dozë e mesme dhe katër pacientët e fundit do të marrin dozën më të lartë. Mjekët thonë se do të vazhdojnë të mbikqyrin gjendjen shëndetsore të zotit Klein dhe do të presin një muaj para se së fillojnë terapinë me pacientin tjetër./al/

XS
SM
MD
LG