Lidhje

Lajme të Shkurtëra - 2003-08-30


TIRANË: Sot në Shqipëri partitë politike fillojnë fushatën e tyre për zgjedhjet e pushtetit vendor. Forcat kryesore politike kanë bërë përgatitje të shumta dhe kanë premtuar se fushatat do të zhvillohen të qeta dhe larg tensioneve e konflikteve si ato që janë vënë re gjatë fushatave të mëparëshme.

PRISHTINË: Në Kosovë janë duke u zhvilluar manifestime në kuadër të ditëve përkujtimore Nëna Tereze, në prag të shenjtërimit të saj. Në periferi të Prishtinës është hedhur gurthemeli i një tempulli të Paqes kushtuar humanistet së madhe me preardhje shqiptare. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe ministri italian për çështje evropiane, Rocco Buttiglione, thanë se ndërtimi i këtij tempulli, është dëshmi se Kosova është vend i paqes dhe fati i saj është në Evropën e Bashkuar.

OHËR: Sot në Ohër të Maqedonisë përfundon punimet takimi i nivelit të lartë mes presidentëve të 8 vendeve të Evropës Jug Lindore. Në mbyllje të takimit, pjesmarrësit në takim pritet të lëshojnë një deklaratë të përbashkët ku të bëhet thirrje për paqe në rajon dhe shtimin e komunikimit dhe dialogut mes vendeve të rajonit.

SHKODËR: Ne qytetin e Shkodres u takuan mbreme ministri i ekonomise se Shqiperise ,Arben Malaj, dhe ministria e marredhenieve ekonomike nderkombetare dhe integrimit europian, ne qeverine e Malit te Zi, SlavicaMilaçiç. Ministrat e te dy vendeve u shprehen se po vazhdojne negociatat per marreveshjen e tregetise se lire mes Shqiperise dhe Serbise e Malit te Zi dhe se nenshkrimi i kesaj marreveshje pritet te realizohet ne fund te muajit shtator ose ne fillim te tetorit. Gjithashtu ata vleresuan pozitivisht pojektet e perbashketa qe, sipas tyre, pritet te kene ndikim edhe ne ekonomine e rajonit te ballkanit.

PODGORICË: Dje ne Mal te Zi afër Podgoricës u sulmua me gure nje karvan i autobuseve perplote me udhetare nga Kosova ,qe ishin nisur per pushime ne bregdetin e Ulqinit.Me kete rast disa udhetare pesuan lendime trupore kurse autobuseve iu shkaktuan deme te dukshme materiale. Ky eshte rasti i dyte, gjate kesaj vere , qe autobuset me udhetare nga Kosova sulmohen me gure nga persona te panjohur./al/

XS
SM
MD
LG