Lidhje

Pauëll: Korea e Veriut kërcënoi se do të bëjë një provë bërthamore - 2003-09-03


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se Korea e Veriut, kërcënoi gjatë bisedimeve shumëpalëshe të javës së kaluar në Pekin, se do të bëjë prova me një armë bërthamore. Deklarata e djeshme e zotit Powell në Uashington i bëri jehonë lajmeve që qarkulluan javën e kaluar gjatë bisedimeve 6-palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Kryenegociatori rus në bisedimet e Pekinit, Aleksander Losiukov, hodhi poshtë njoftimin se Korea e Veriut e kishte bërë një kërcënim të tillë. Negociatat tri ditëshe mes Shteteve të Bashkuara, Kinës, Koresë së Veriut dhe të Jugut, Japonisë dhe Rusisë, përfunduan pa ndonjë marrëveshje.

Korea e Veriut ka fajësuar për mungesën e marrëvehsje këmbënguljen amerikane për braktisjen e progrmait të saj bërthamor.//ic//

XS
SM
MD
LG