Lidhje

David Spade ne filmin  "Dickie Roberts" - 2003-09-04


Dickie Roberts, luajtur nga Spade, është një njeri me mision për tu rikthyer në qendër të zhvillimeve në Hollywood, ku ka munguar për rreth 30 vjet. I shqetësuar se mungesa e fëmijërisë është shkaktare për mossuksesin në filma, Dickie Roberts vendos që të paguajë një familje për ta adaptuar atë, në mënyrë që të përjetojë, ndonëse tani në moshë të madhe, fëmijërinë e humbur. Kur ai bashkohet me familjen e re fillon kaosi. Në qendër të lojës komike është mamaja e shtëpisë, luajtur nga Mary McCormack. Aktori i famshëm Jon Lovitz, luan rolin e agjentit të Roberts-it i cili është gati të dhurojë njërën veshkë për ti gjetur atij një punë. Filmi komik del sot në kinema.

Filmi "Jeepers Creepers 2"zuri vendin e parë fundjavën që lam pas duke i dhënë fund stinës së filmave të verës. Duke grumbulluar rreth 18 milion dollarë në shitjen e biletave, filmi u cilësua si më i suksesshmi deri më sot që është shfaqur për festën e punës.

Kompania Disney, u paraqit fuqishëm gjatë fundjavës ndërkohë që tre filma të sajë zunë tre vendet e tjera. Filmi "Freaky Friday," me aktore kryesore Jamie Lee Curtis, u paraqit më mirë duke zënë vendin e dytë me shumën prej $12 milionë dollarësh. Që nga dalja në kinema filmi ka grumbulluar një total prej $90 milion dollarësh duke i kapërcyer parashikimet.

Disney vazhdon të shijojë një sukses të madh me filmin "Pirates of the Caribbean." Filmi u rendit i katërti duke siguruar këtë javë $10 milionë dollarë nga shitja biletave dhe me një shumë të përgjithshme deri tani $275 milion dollarë. Po në vend të katër u rendi filmi "Open Range." Filmi me Kevin Kostner i realizoi fitimet e parashikuara me $42 milion dollarë.

Një botues po e paguan ish roben e luftës në Irak, Jessica Lynch, 1 milion dollarë për të treguar historinë e saj. ”Jam një ushtare gjithashtu, Historia e Jessica Lynch”, titullohet libri i cili do të dalë në nëntor, shkruar nga një autor i çmimit Pulitzer.

Bukuroshja e tenisit, Anna Kournikova po i largohet televizionit. Ajo intervistonte lojtarët në kampionatin amerikan të tenisit...por tha se nuk i pëlqente kjo gje dhe se kalonte shumë kohë duke ngrënë.

Festimet e 45 vjetorit të lindjes së Michael Jackson vazhdojnë. Biletat për festën e 13 shtatorit në vilën Neverland të mbretit të muzikës pop, po shiten në ankand në internet. Të ardhurat nga këto festime do tu jepen disa organizatave bamirësie.

Vajza e Paul McCartney njoftohet se është martuar. Megjithëse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, shtypi britanik njofton se Stella McCartney u martua me të dashurin e saj, botuesin Alasdhair Willis, në një ceremoni private në një ishull në Skoci.

XS
SM
MD
LG