Lidhje

Pesë të vdekur në burgun e Dubravës, Kosovë. - 2003-09-05


Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë se ata vdiqën nga pasojat e zjarri, në burgun e Dubravës të komunës së Istogut. Zyrtari i UNMIK-ut, Paul Koffi i Departamentit të Drejtësisë, tha se reth 174 të burgosur u hodhën dje në protestë duke kërkuar kushte më të mira të jetesës, ndërkohë që autoritetet kanë zhvilluar bisedime të gjata në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Pas dështimit të bisedimeve, tha zoti Koffi, rojet e paarmatosura kanë provuar të largojnë për në dhomat e tyre tëburgosurit që kishin formuar barrikada.

Zyrtari i UNMIK-ut tha se , “Dikush nga pjesa tjetër e barikadës ka hedhur dyshekë të cilëve u ishte vënë zjarri dhe kjo është pasuar nga dyshekë të tjerë, të cilët kanë bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit dhe të përfshijë edhe katin e dytë të ndërtesës ku po zhvillohej protesta. Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi, mirëpo kjo ishte tepër vonë për pesë të burgosur që vdiqën nga zjarri dhe tymi, ndërsa 16 të tjerë janë shtruar në spital”, tha zoti Koffi. Por, ai nuk pranoi të bëjë të ditur identitetin e personave që kanë humbur jetën.

Zoti Koffi tha se një gjykatës ndërkombëtar është caktuar që të zhvillojë hetime të hollësishme për të sqaruar hollësitë që çuan në incidentin në burgun e Dubravës. Njëkohësisht, shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Harri Holkeri, dhe zëvendësi i tij, Charles Brayshaw, do të themelojnë një komision të posaçëm penal që do të zhvillojë hetime për të sqaruar, përse ka ndodhur ky incident me pasoja vdekjeje në burgun e Dubravës, dhe për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen.

Burgu i Dubravës është më i madhi në Kosovë ku janë të vendosur 800 të burgosur, ndërsa protesta e djeshme, që mori përmasa tragjike është e dyta me radhë. Të burgosurit janë ankuar për kushte jo të mira dhe kanë kërkuar përmirësimin e ushqimit dhe higjenës në këtë burg.

XS
SM
MD
LG