Lidhje

Presidenti Rugova shpreh indinjatë lidhur me incidentin e djeshëm në një burg në Kosovën perëndimore - 2003-09-06


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, reagoi sot pas incidentit të djeshëm në një burg në Kosovën perëndimore.

Në reagimin e tij, presidenti Rugova shpreh indinjatën lidhur me këtë ngjarje tragjike e cila thotë ai, tronditi opinionin publik të Kosovës. Ai kërkon krijimin e një komisioni të pavarur për hulumtimin e ngjarjes dhe zbulimin e të vërtetës.

Njëkohësisht presidenti Rugova, bënë thirrje për respektimin e ligjit dhe rendit në burgjet e Kosovës dhe të krijohen mundësi më të mira qëndrimi, ndërsa të gjithë, thotë ai, duhet të ndihmojnë për qetësimin e gjendjes në burgun e Dubravës.

Krijimin e një komisioni të pavarur për këtë cështje e ka kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ndërsa zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara thanë se tashmë shefi i këtij misioni Harri Holkeri dhe zëvendësi i tij Charles Brayshaw, krahas një gjykatësi ndërkombëtarë kanë vendosur që një komision i posacëm që të hetojë cfarë ka ndodhur në burgun e Dubravës.

Zyrtarët e burgut, thanë se të burgosurit që po protestonin duke kërkuar kushte më të mira, u vunë zjarrin dyshekëve për të penguar rojat që t’I shpërndajnë ata. Gjatë kësaj kohe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe pesë veta kanë gjetur vdekjen.

Veprimtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut pohojnë se përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi drejtorinë e burgut të Dubravës që shstë burgu më I madh në Kosovë.

//ze//

XS
SM
MD
LG