Lidhje

Një amerikan ndihmon në restaurimin e traditës italiane - 2003-09-08


Gondola është një nga simbolet e Venecias, por për fat të keq janë të paktë ata mjeshtër që kanë mbetur gjallë dhe që dinë ti ndërtojnë këto varka të mrekullueshme. Por një amerikan ka vendosur ti japë përsëri jetë këtij simboli duke mësuar zanatin e ndërtimit të gondolës.

Pas gjashtë vjetësh punë për mësimin e zanatit në kantieret e ndërtimit të gondolave, 33-vjeçari Thom Price nga Karolina e Jugut ka hapur punishten e tij në qendër të Venecias. "Synimi im ishte të mësoja zanatin me një mjeshtër, gjë që arrita ta bëj. Gjatë atij viti unë ndërtova një gondolë me mjeshtrin dhe pastaj vendosa të qendroj në Venecie,” thotë Thom Price.

Kur Venecia ishte një republikë e famshme detare, ajo kishte më shumë; se 40 kantiere për ndërtimin e gondolave. Sot aty ka vetëm 6 kantiere dhe shumica e mjeshtrave janë të moshuar.

Zanati këtu ka kaluar nga ati te biri, por në ditët tona koncepti i punës fizike ka ndryshuar dhe pak të rinj janë të interesuar ta mbajnë gjallë zanatin. "Shpresoj se pas 10 vjetësh, nëpër këtë kantier do të kalojnë shumë të rinj, disa do të rrinë për një kohë të gjatë dhe do të mësojnë t’i ndërtojnë vetë gondolat, qoftë këtu në Venecie apo në vende të tjera", thotë Price.

Por për amerikanin Thom Price nuk ka qenë aspak e lehtë të pranohej nga vendasit. "Shpresoj se venecianët e kuptojnë se motivet e mija për të qendruar këtu janë të pastra. Unë nuk kamë ardhur në Venecie për të vjedhur ndonjë gjë," thotë Price. Nuk kam ndërmend të marr ndonjë gondolë për ta çuar në Amerikë, përkundrazi dua që tja kthej atë qytetit dhe të ndihmoj që ky zanat të mbetet gjallë në Venecie, shton ai.

Megjithëse jo gjithmonë puna e tij është parë me sy të mirë, shumë njerëz i ka bërë për vete interesimi i tij i sinqertë për të shpëtuar këtë traditë të çmuar veneciane. "Mendoj se është një ide e mirë, pasi ai është njeri që i ndërton gondolat me pasion, thotë Eros Tedeschi. Pavarësisht nëse është amerikan apo jo, rëndësi ka që kjo punë të bëhet me pasion dhe duke respektuar traditën thotë, 32 vjeçari Tedeschi, i cili vetë venecian.

Nga kantieri i amerikanit Thom Price, këtë vit do të dalin gondolat e para. Bananet e zeza, siç i quante dikur Ernest Hemingway, do të shiten 24 mijë dollarë secila. Price ka ndërtuar deri tani disa gondola, por gjithmonë nën kujdesin e mjeshtrave. Ato u janë shitur blerësve në Shtetet e Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG