Lidhje

Delegati irakian ze vendin e tij në Lidhjen Arabe - 2003-09-09


Një delegat i Këshillit Qeverisës Irakian të emëruar nga Shtetet e Bashkuara, zuri vendin e Irakut në takimin e Lidhjes Arabe që u hap sot në Kairo.

Ministri i jashtëm, Hoshyar Zebari zuri vendin e Irakut në këtë organizatë një ditë pas deklaratave të Lidhjes se do të lejonte delegatin irakian të shërbente si përfaqësues i vendit të tij deri sa Iraku të ketë formuar një qeveri sovrane.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka thirrur të shtunën në Gjenevë një mbledhje të ministrave të jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar mbi një projekt-rezolutë amerikane mbi Irakun.

Uashingtoni ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit të autorizojë një forcë shumëkombëshe për Irakun.//ii

XS
SM
MD
LG