Lidhje

Një përfaqësues i Këshillit Qeverisës Irakian do të marë pjesë në takimet e ardhshme të Lidhjes Arabe - 2003-09-09


Zyrtarë të Lidhjes Arabe thonë se ky organ prej 22 vendesh anëtare ka rënë dakord të lejojë delegatë nga Këshilli Qeverisës Irakian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që të marë pjesë në takimet e tyre të ardhshme.

Zyrtarët thonë se ministri i jashtëm i Këshillit Qeverisës, Hoshyar Zebari, mund të shërbejë si përfaqësues i Irakut deri sa të krijohet një qeveri sovrane. Ky vendim u mor dje pas disa orë debatesh me dyer të mbyllura.

Disa vende arabe nguruan të mbështesin pjesëmarrjen e delegacionit për shkak të shqetësimeve se një vendim i tillë do të ligjësonte praninë amerikane në Irakun e pas luftës. Vendi i Irakut në Këshillin e Ministrave të Lidhjes Arabe ka qënë bosh që prej përmbysjes nga pushteti të regjimit të Sadam Huseinit.

Ndërkaq, ushtria amerikane njoftoi se persona të paidentifikuar plagosën 2 ushtarë amerikanë në një sulm dje në Bagdad. Zyrtarët thanë se sulmuesit hodhën një bombë ose një granadë drejt autokolonës kur ajo po udhëtonte nëpër qendër të Bagdadit.

Disa orë më parë, trupat amerikane arrestuan katër persona, që dyshohej se mbështesnin sulmet kundër forcave të koalicionit në qytetin e Tikritit. Në një zhvillim tjetër, Britania bëri të ditur se do të dërgojë 1 mijë e 200 ushtarëve në Irak, duke e çuar në më shumë se 12 mijë numrin e trupave britanike në atë vend.

Po dje, zyrtarët thanë se sabotatorët sulmuan një tubacion nafte, që lidh dy fusha nafte në Irakun verior, pranë Kurkukut. Nuk pati njoftime të menjëhershme rreth dëmit.

//ze//

XS
SM
MD
LG