Lidhje

Powell: Demokracia do të vendoset në Irak, megjithë sfidat e sigurisë - 2003-09-14


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell shprehu besimin se forcat amerikane do të arrijnë të vendosin demokracinë në Irak, megjithë sfidat e vashdueshme të sigurisë. Sekretari i Shtetit ndodhet sot në Bagdad për t’u takuar me zyrtarë irakianë dhe anëtarë të Autoritetit të Përkohshëm të Koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përgjegjës për drejtimin e vendit.

Zoti Powell është një nga zyrtarët më të lartë amerikanë që viziton Irakun që nga përmbysja e qeverisë së Sadam Huseinit. Pas një takimi me ministrin e ri të jashtëm të Irakut, Hoshiyar Zebari, sekretari Powell u tha gazetarëve se gjendja e sigurisë vazhdon të përbëjë një sfidë. Por shtoi se ka besim që komandantët e koalicionit ushtarak, do të arrijnë të vendosin paqe në vend.

Zoti Powell mbërriti të dielën në mëngjes në kryeqytetin irakian pas një takimi të nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për rrugën që do të ndiqet për rindërtimin e Irakut. T A P E:

Sekretari Powell u prit në Bagdad nga kreu i Autoritetit të Përkohshëm, Paul Bremer.

Një zëdhënës tha se sekretari do të takohej me zyrtarë të lartë irakianë dhe të koalicionit për të parë personalisht se çfarë përparimi është bërë për rindërtimin e Irakut.

Zoti Powell shkoi në Irak nga Gjeneva ku u takua dje me ministrat e jashtëm të vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ata diskutuan mbi një propozim amerikan për të ndarë barrën për rindërtimin e Irakut me anëtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara.

Franca ka propozuar që t’u kthehet sovraniteti udhëheqësve irakianë muajin e ardhshëm dhe zgjedhjet të mbahen në fillim të vitit që vjen, por zoti Powell e hodhi poshtë këtë propozim si jo-realist.

Një orë para se të arrinte Sekretari i shtetit, një ushtar amerikan u vra dhe dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm kundër autokolonës së tyre pranë Falluxhës. Ky qytet po mban tri ditë zi për nëntë policë irakianë dhe një roje jordaneze që u vranë aksidentalisht nga ushtarët amerikanë të premten. Vrasja e ushtarit dhe plagosja e tre të tjerëve u shkaktuan sipas një zëdhënëse të forcave amerikane nga një mjet i improvizuar shpërthyes.

Dëshmitarët thonë se një helikopter amerikan që u përpoq të evakuonte të plagosurit u kthye pa u ulur dot, pasi për pak u qëllua nga një predhë. Sulmi bëhet një ditë pasi banorët e zxemëruar dolën në rrugët e qytetit Falluxha duke qëlluar në ajër, ndërsa varrosën viktimat e vrara gabimisht nga trupat amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG