Lidhje

Ministri i Jashtem grek ne Washington - 2003-09-16

update

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Papandreu, ndodhet për vizitë në Washington, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë rreth një numër çështjesh.

Ministri grek takohet sonte me këshilltaren e Presidentit Bush për sigurinë kombëtare, Kondoliza Rajs, dhe nesër me Sekretarin e Shtetit Kolin Pauëll. Zoti Papandreu do të takohet edhe me anëtarë të Kongresit.

Diplomatë grekë thonë se pritet që bisedimet të përqendrohen tek zhvillimet në Bashkimin Evropian, procesi i rindërtimit në Irak dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme. Në këto bisedime do të diskutohet edhe rreth gjendjes në Qipro e Ballkan, si edhe rreth përgatitjeve për Lojrat Olimpike të vitit tjetër në Athinë.

Zoti Papandreu do të nderohet sonte me çmimin "Mbrojtës i Demokracisë",i cili jepet nga grupi "Parlamentarët për Veprim Global", një organizatë që përfaqëson ligjvënës nga më shumë se 100 vende. Me këtë çmim nderohen ata që punojnë për parimet e demokracisë, paqes dhe drejtësisë në gjithë botën.

//rd//

XS
SM
MD
LG