Lidhje

Libia shpreson të fillojë bisedimet me SHBA-në - 2003-09-22


Libia thotë se shpreson të zhvillojë së shpejti bisedime me Shtetet e Bashkuara që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dipomatike midis dy vendeve.

Ministri i jashtëm libian i tha gazetës Fianiancial Times se bisedimet mund të fillojnë muajin tjetër.

Ai tha se kjo çështje ishte diskutuar gjatë takimit që çoi në pranimin nga Libia të përgjegjësisë për shpërthimin e vitit 1988 në një avion të shoqërisë Pan Am mbi Lockerbie të Skocisë.

Tripoli ra dakord të paguajë 2 miliardë e 700 milionë dollarë kompensim për familjet e viktimave.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i kanë vazhduar sanksionet e vendosura ndaj Libisë. Zyrtarë amerikanë thonë se kërkojnë që Libia të provojë se nuk strehon terroristë dhe se nuk përpiqet të sigurojë armë të shkatërrimit në masë.// lk //

XS
SM
MD
LG