Lidhje

Kanceri i mushkrive, forma më vdekjeprurëse - 2003-09-23


Instituti kombëtar i shëndetit njoftoi kohët e fundit se vdekjet si pasojë e sëmundjes së kancerit janë pakësuar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Megjithatë kanceri i mushkrive është forma më vdekje prurëse e kancerit.

Gerogete Kellye nuk shqetësohej nga kanceri i mushkrive. Ajo nuk kishte asnjë shenjë të sëmundjes dhe radiografitë i dilnin mjaft mirë. Por ajo pinte duhan.

"E kam pirë duhanin për 50 vjet," thotë Xhorxheta, dhe isha kureshtare të dija se sa më kishte dëmtuar duhani. Kështu, ajo iu nënshtrua një diagnostikimi më të hollësishëm të quajtur "spiral katskan", e cila krijon imazhe tre dimensionale të mushkrive.

"Kjo metodë diagnostikimi tregon edhe shenjat më të vogla të kancerit", thotë mjekja Claudia Henshke, pranë universitetit Cornell Dhe shumë kohë përpara se personi shfaq ndonjë shenjë të sëmundjes. Kur pacienti ka simptoma, ndjehet i sëmurë apo i lodhur, atëherë është shumë vonë dhe shumë prej tyre do të vdesin brenda një kohe të shkurtër, thotë doktor Stiven Swensen i klinikës Mayo.

Duke përdorur Katskanin, shkencëtarët kanë parë se 80 përqind e kancereve që ata zbulojnë janë të kurueshëm. Në rastin e Xhorxheta Kellit, mjekët zbuluan një tumor të vogël në mushkri dhe e hoqën me anë të operacionit. Sot, 5 vjet më vonë ajo nuk ka asnjë shenjë të kancerit.

Tani ndoshta do të kisha vdekur në se tumori nuk do të ishte zbuluar nëpërmjet skanimit, thotë ajo. Por ky lloj skanimi mund të krijojë edhe shqetësime të kota. Një pjesë e madh e tumoreve të dyshimta dolën se ishin të padëshëm, por shpesh kërkohet kryerja e skanimeve të tjera dhe biopsive për t’u siguruar.

Per personat me kancer ne mushkri ne nje shkalle të avancuar, shkencëtarët po shohin se disa ilaçe të reja mjaft te efekteshme, te cilat nga njëra ane bllokojne rruget e furnizimit te kancerit me oksigjen dhe ushqim, dhe njekohesisht hyjnë brenda qelizave kanceroze dhe i shkatërrojnë ato. Ndërkohë, rreth 13 miliona amerikanë vuajnë nga sëmundje të artereve të zemrës, të cilat shkaktojnë dhimbje në gjoks, goditje në zemër dhe vdekje. Shkencëtarët kanë përcaktuar një numër faktorëshrreziku për arteret e zemrës, por një studim i ri është i pari që tregon se sa të rëndësishëm janë këta faktorë në parashikimin e sëmundjes.

Shumëkush mund të ketë dëgjuar rreth këtyre faktorëve të rrezikut; duhani, kolesterina e lartë, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Mjekët e kanë ditur prej kohësh se këta faktorë mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Problemi është se gjithashtu ekziston mendimi i gabuar se këta faktorë rreziku zakonisht mungojnë tek personat që cilët preken nga goditja në zemër, thotë doktor Philip Greenland, i cili së bashku me kolegët e tij në universitetin Northwestern, morri në shqyrtim çështjen se sa shpesh personat me që përmbajnë këta faktorë rrreziku preken nga sëmundjet e zemrës.

Doktor Greenland thotë se 90 përqind e personave që pësuan një gëditje në zemër kishin tëanishëm një prej këtyre faktorëve. Shkencëtarët i morrën të dhënat nga rreth 4 mijë pacientë gjatë një periudhe prej 13 vjetësh.

Doktor Greenland thotë se studimi tregon se sëmundja e zemrës është shumë më e parashikueshme sesa mendohej më parë dhe se faktorët e rrezikut janë të pranishëm tek shumë prej njerëzve që do të pësojnë goditje në zemër. Studimi gjithashtu tregon se faktorët e rrezikut mund të shfaqen shumë kohë përpara se të ndodh një goditje në zemër. Koha mesatare nga shfaqja e faktorit të rrezikut deri në zhvillimin e sëmundjes së zemrës zgjat afro 15 vjet, gjë që tregon se për faktorë të tillë duhet treguar kujdes që në moshë të herëshme.

Edhe një herë, dihet se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës janë duhani, diabeti, kolesterina dhe presioni i lartë i gjakut.

//rd//

XS
SM
MD
LG