Lidhje

Prodi nuk pranon të shkarkojë asnjë anëtar të ekipit të tij - 2003-09-25


Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, tha se nuk do të shkarkojë asnjë anëtar të lartë të ekipit të tij për shkak të skandalit të mashtrimit që ka tronditur një nga agjencitë kryesore të Bashkimit Evropian.

Zoti Prodi u tha sot anëtarëve të lartë të Parlamentit Evropian se nuk ka arsye të kërkojë nga asnjë komisioner të marrë përgjegjësinë politike dhe të japë dorëheqjen për shkak të akuzave.

Disa anëtarë të parlamentit kanë bërë hapur thirrje për dorëheqjen e komisionerit të Bashkimit Evropian për çështje ekonomike, Pedro Solbes. Zoti Solbes mbikëqyr agjencinë e statistikave të bllokut, Eurostat, e cila është akuzuar për pakujdesi të madhe financiare. Zoti Prodi thotë se rastet më të rënda të shpërdorimit kanë ndodhur para se ai të emrohej në postin e presidentit.

//rd//

XS
SM
MD
LG