Lidhje

Koalicioni në Irak po përmbush përgjegjësitë e tij ndaj popullit irakian - 2003-09-27


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po përmbush përgjegjësitë e tij ndaj popullit irakian. Regjimi i Saddam Huseinit kishte ndërtuar pallate ndërsa i kishte lënë shkollat të shkatërroheshin. Koalicioni po rindërton më shumë se një mijë shkolla. Regjimi i vjetër u kishte mohuar burimet spitaleve. Koalicioni po ndihmon në furnizimin dhe rihapjen e qëndrave shëndetësore. Saddam Huseini dhe miqtë e tij ngritën ushtri dhe blenë armë, ndërkohë që lanë infrastrukturën e vendit të shkatërrohej. Koalicioni po riparon centralet energjitike, sistemin e furnizimit me ujë, urat dhe aeroportet.

“Objektivi kryesor i koalicionit tonë në Irak, tha presidenti Bush në fjalimin eqë mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është vetëqeverisja për popullin irakian, e arritur nëpërmjet një procesi demokratik dhe të drejtë.

“Ky proces, tha presidenti Bush, duhet të shtjellohet në bazë të nevojave të irakianëve, duke mos u nxituar apo vonuar nga dëshirat e palëve të tjera. Dhe Kombet e Bashkuara mund të japin ndihmesë të madhe në kauzën e vetëqeverisjes iraiane. Amerika po punon me miqtë dhe aleatët e saj për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, e cila do të zgjerojë rolin e Kombeve të Bashkuara në Irak. Ashtu si në përfundim të konflikteve të tjera, Kombet e Bashkuara duhet të ndihmojnë në hartimin e një kushtetute të re, në stërvitjen e punonjësve të administratës civile dhe në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta”.

Iraku ka tani një këshill qeverisës dhe populli irakian po u bën ballë vuajtjeve dhe sfidave si çdo vend që është në rrugën e demokracisë” tha presidenti Bush.

“Tani populli irakian ka nevojë dhe meriton ndihmën tonë, dhe të gjitha vendet me vullnet të mirë duhet të japin ndihmën e tyre. Suksesi i i një Iraku të lirë do të vërehet dhe do të shërbej si shembull në mbarë rajonin. Miliona njerëz do të shohin se liria, barazia dhe begatia janë të mundura në zemër të Lindjes së Mesme. Udhëheqësit në rajon do të përballen me prova të qarta se institucioent e lira dhe shoqëritë e hapura janë rruga e vetme për sukses afatgjatë dhe dinjitetin e vendeve të tyre”.

Falë lirisë, jeta po përmirësohet në gjithë Irakun. Dhe siç theksoi presidenti Bush “njerëzit anembanë Lindjes së Mesme janë më të sigurt pasi një agresor i paqëndrueshëm është hequr nga pushteti”.

//ze//

XS
SM
MD
LG