Lidhje

Gjirokaster: Kandidatet per kryetar bashkie angazhohen per nje fushate te ndershme - 2003-09-27


Në Gjirokastër Aleanca Kundër Korrupsionit dhe Zyra Rajonale e OSBE-së nxitën firmosjen e nje memorandumi të kandidatëve që konkurrojnë për bashkinë e qytetit.

Në marrëveshje përfshihet edhe deklarimi i pasurisë nga kandidatët gjatë fushatës dhe shmangia e formave te korrupsionit për marrjen e votave. Të gjithë kandidatët firmosën në përfundim të takimit një marrëveshje e cila i përgjegjëson ata të zhvillojnë një fushatë të drejtë dhe transparente larg formave te korrupsionit dhe trafikut të votave.

Kandidatët angazhohen gjithashtu të deklarojnë secili pasuritë e tyre dhe madje kjo të shtrihet edhe në kandidatët për Këshillin Bashkiak. Analisti i çështjeve vendore Kristaq Çombi, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Gjirokastrës dhe pjesëtar i Alencës Kundër Korrupsionit e vlerëson si një hap domethënës arritjen e marrëveshjes.

“Qëllimi i saj është konkurrimi i kandidatëve për Bashkinë e Gjirokastrës me programe idesh dhe jo trafik influencash dhe votash. Vetë fushata duhet të mos ketë korrupsion”, thotë zoti Çombi .

Sipas tij problemet e deritanishme të fushatës kanë të bëjnë me një shqetësim të partive të vogla të cilat ankohen se ligji zgjedhor favorizon dy të mëdhenjtë PS dhe PD. Ka pasur probleme thotë më tej ai me regjistrin e votuesve, tendenca presioni ndaj të punësuarve ne administratë si dhe tërheqje të nëpunësve nëpër mitingje apo takime elektorale. Ka edhe tendenca te trafikut të votave, thotë më tej zoti Combi.

Një dukuri tjetër negative e fushatës lidhet me një prirje te kantidatëve të partive të mëdha të cilët e bëjnë fakt në takimet elektorale zgjedhjen e tyre.

Ndërsa kandidatët për kryetar bashkie kanë firmosur që të jenë sa më transparentë në këtë fushatë platforma e tyre për te luftuar korrupsionin është shpallur shumë pak tek publiku.

Në asnjë nga cështjet kryesore të kantidateve pwr bahskinw e Gjirokastrws të cilat tashmë janë paraqitur në publik nuk figuron lufta ndaj korrupsionit në administratë dhe mënyra se si do të arrihet tek transparenca dhe pjesëmarrja e qytetarëve në kontroll dhe vendim-marrje.

Nga ana tjetër administrata vendore ka dhënë shenja të forta dy tre vitete fundti se eshte pjese e formave të rryshfeteve dhe korrupsionit.//kk//

XS
SM
MD
LG