Një studim i kohëve të fundit tregon se ata persona që kanë kaluar kancerin në fëmijëri por janë shëruar, kur rriten, shpesh vuajnë nga pasoja të tjera anësore.
Kur ishte fëmijë, Mike Orli vuante nga kanceri dhe thotë se shpëtoi prej tij, megjithëse sëmundja i mori një pjesë të këmbës. Edhe Kelly Wood thotë se frymëmarrjen e ka të mirë, megjithatë së shpejti ajo ka nevojë për një transplantim mushkrie pasi mushkria e saj është dëmtuar nga rezatimi që ajo morri kur ishte fëmijë për kurimin e kancerit.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, personat që shërohen nga kancari në fëmijëri, kanë më pas pasoja të rënda shëndetësore. Doktor Kevin Oeffinger pranë unversitetit të Teksasit dhe kolegët e tij nga 6 institucione të tjera mjekësore studiuan gjendjen e rreth 10 mijë personave që kishin patur kancer gjatë periudhës së fëmijërisë. Synimi i studimit ishte për të parë gjendjen e tyre shëndetësore 10 deri 40 vjet pasi kanceri i tyre ishte zhdukur. Ata u kërkuan pacientëve që ta klasifikonin gjendjen e tyre shëndetësore në 6 kategori siç janë dhimbja, e gjendja mendore. Afro 50 përqind e pacientëve thanë se kishin patur probleme të dukëshme në të paktën një kategori.
Doktor Oeffinger thotë se problemet shëndetësore brenda këtij grupi personash priteshin, por e papritura ishte se 44 përqind e tyre vuajnë nga të paktën një problem serioz shëndetësor.
Megjithatë, 90 përqind e pacientëve thanë se në përgjithësi ndiheshin shumë mirë. Kelli thotë se kur u diagnostikua me kancer në moshën 2 vjeçare ajo kishte vetëm 50 përqind shanse për të jetuar, tani ajo vazhdon të jetojë, dhe kjo nuk është pak, thotë ajo.
Studimi vë gjithashtu në dukje se femrat, që kanë kaluar kancer, kanë më shumë probleme shëndetësore sesa meshkujt.
***************************************
Në qytetin Isaqua të shtetit Washington, lajmi përhapet me shpejtësi; 2 minuta ajër të pastër për 1 dollar
Por ky nuk është thjesht ajër i pastër, ky është oksigjen, me aromë sipas shijes së çdo personi. Gjithsej 16 aroma të ndryshme. Qyteti Issaqua, i cili ka klube e birrari të shumta, tashmë ka edhe klubin e Oksigjenit ku njerëzit shkojnë për të thithur ose pirë oksigjen. Joice Adams e provoi oksigjenin dhe thotë se do të vijë përsëri.
Kur erdha këtu, sytë më digjnin dhe më dhimbnin, tani dhimbja më kaloi dhe sytë ndjehen mirë. Të tjerë thonë se vizita të herëpashershme në këtë klub me të vërtetë janë të efektëshme. Pas thitjes së oksigjenit, ata thonë se ndjehen të shlodhur, më energjik dhe sikur përtërihen. Por shoqata amerikane e mushkrive i vë në dyshim këto pretendime, pasi marrja e oksigjenit në sasi të shumta është e dëmshme.
Megjithatë shoqata amerikane shton se nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik nga oksigjeni në nivele të ulta që përdoret në klube. Pra mesazhi është KUJDES.
//rd//