Lidhje

Pauell: shumë shpejt një vendim i Këshillit të Sigurimit mbi një rezolutë të re për Irakun - 2003-10-02


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell tha se pret shumë shpejt një vendim të Këshillit të Sigurimit për një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara e cila u jep Kombeve të Bashkuara një rol më të madh në operacionet paqeruajtëse dhe rindërtimin e Irakut.

Sekretari i shtetit tha se rezoluta e paraqitur në Kombet e Bashkuara të mërkurën përpiqet t’i përgjigjet kërkesës së vendeve që kanë bërë thirrje për kalimin e shpejtë të pushtetit në duart e një qeverie sovrane të Irakut.

Por ai u tha gazetarëve në qendrën e shtypit të huaj në Washington se është paksa naive të thuash që këshillit qeverisës irakian të emëruar mund t’i dorëzohen përgjegjësitë e plota gjatë pak muajve të ardhshëm.

”Ne duhet ta realizojmë këtë proces me mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjëshme për të garantuar se nuk do të nuk lemë pas një shtet të dështuar, por një shtet të gjallë dhe të begatë”, tha zoti Powell.

Sekretari i Shtetit tha se Iraku duhet të ketë qeverinë e zgjedhur në mënyrë kushtetuese para se të bëhet kalimi i pushtetit. Ai tha se megjithëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që transferimi i pushtetit të ndodhë sa më shpejt, kjo do të kërkojë kohë.

XS
SM
MD
LG