Lidhje

BE-ja përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet rreth kushtetutës së re - 2003-10-04


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të shtunën në Romë në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth një kushtetute të re, e cila do të caktonte rregullat e qeverisjes kur kjo organizatë të zgjerohet.

Vendet më të mëdha anëtare e mbështesin këtë projekt-kushtetutë dhe rregullat e saj për miratimin e një legjislacioni të ri të Bashkimit Evropian nga një shumicë e thjeshtë e shteteve që përfaqësojnë 60 për qind e popullsisë së tij.

Vende më të vogla duan që të mbetet në fuqi sistemi aktual, sipas të cilit, vendet me popullsi më të vogël kanë fuqi votuese gati të barabartë me atë të fqinjëve të tyre më të mëdhenj.

Ndërkohë që udhëheqësit e Bashkimit Evropian përpiqeshin të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre, një grup i vogël protestuesish kundër globalizimit shkatërruan një agjenci punësimi dhe qëlluan me letër higjenike policinë afër vendit, ku mbahet takimi i nivelit të lartë. //kk//

XS
SM
MD
LG