Lidhje

SHBA përkrahin bisedimet Prishtinë-Beograd - 2003-10-06


Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Marcie Ries, tha sot se Shtetet e Bashkuara përkrahin fuqishëm bisedimet Prishtinë-Beograd për zgjidhjen e cështjeve teknike dhe se ato do të jenë të pranishme nëpërmjet një zyrtari të lartë nga Washingtoni.

Gjatë një vizite në Gjilan, zonja Ries tha se bisedimet do të jenë një hap përpara për Kosovën. Ajo siguroi me këtë rast qytetarët e Kosovës se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Kosovë nuk ka ndryshuar dhe se Amerika mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të një shoqërie shumëkombëshe në Kosovë.

Ish ambasadori amerikanë pranë Kombeve të Bashkuara, Richard Holbrook tha sot në Prishtinë se bisedimet e Vjenës midis Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike në fakt kanë të bëjnë me statusin përfundimtar të Kosovës. Zoti Holbrook theksoi gjithashtu se nëse udhëheqësit e Kosovës nuk marrin pjesë në bisedime, ky do të jetë një gabim i madh dhe një fitore ndërkombëtare publike shumë e lehtë për Beogradin.

//rd//

XS
SM
MD
LG