Lidhje

Zgjedhjet Vendore në Shqipëri; Debat Elektoral: Vlora - 2003-10-06


Vlora, ndonëse një qytet me mundësi të shumta zhvillimi ekonomik dhe turizmi, përballet me një papunësi të lartë dhe imazhin e një qendre trafiku. Zëri i Amerikës ftoi për nje bisedë telefonike tre kandidatë për bashkinë e qytetit: zotin Shpëtim Gjika nga Partia Socialiste, zotin Kristaq Bisholla i Partisë Demokratike dhe zotin Dule Harizaj i Partisë Socialdemokrate. Në komentet e tyre tre kandidatët parashtrojnë vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit.

Zëri i Amerikës:Një pyetje të përbashkët, që ka të bëj me elementët kryesore të platformës elektorale nëse do të zgjidheshit kryetar bashkie?

Dule Harizaj: Nëse unë do të zgjidhesha kryetar bashkie, vëmendja ime kryesore do të ishte në rradhë të parë në zhvillimin urban, së dyti do të përqëndrohesha në zhvillimin ekonomik të qytetit, së treti do të përqendrohesha në aftësimin e arsimit, kulturës dhe sporteve, së katërti do të përqendrohesha në mbrojtjen e ambientit dhe përmirësimin e shërbimit shëndetsor dhe së fundi do t’i kushtoja rëndësi të madhe sigurimit të burimeve financiare për realizimin e gjithë këtyre që thashë. Gjendja e rënduar e qyteteve tona si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë në këto dhjetë vitet e fundit nga zona të thella të vendit dhe nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kanë shkaktuar edhe ndërhyrje të pakontrolluar në gjendjen e infrastrukturës së qytetit tonë. Kjo ndoshta do të jetë sfida më e madhe e fushatës time elektrorale dhe programeve të mija nëse nesër do të jem kryetar i bashkisë.

Kristaq Bisholla: Së pari do të theksoja se një ndër aspektet kryesore të programit tim do të jetë ndërtimi i një bashkie për qytetarët. Një bashki të hapur dhe transparente e cila do të bashkëpunojë në këshillin bashkiak pluralist. Në këtë bashki do të funskionojë rregullisht seksioni i mardhënieve me publikun i cili do t’u japë qytetarëve në mënyrë të organizuar informime në lidhje me veprimtarinë e bashkisë dhe këshillit bashkiak. Gjithashtu ai do të jetë i hapur nëpërmjet mediave që qytetarët të ndjekin me transparencë qeverisjën lokale. Së dyti, do të ndërtojë një administratë të nivelit më të lartë profesional duke nxitur dhe mundësuar shërbimet, duke nxitur prodhimet për të rregulluar jetën kulturore të qytetit. Vlonjatët meritojnë dhe mund të kenë një jetë më të mirë.

Shpëtim Gjika: Platforma elektorale që unë si kandidat i Partisë Socialiste u paraqes bashkëqytetarëve të mij vlonjatë mbështetet në këto shtylla themelore: arritjet e deritanishme të bashkisë së Vlorës dhe politikave të qeverisjes socialiste, administratë të përgjegjshme, efiqencë, zhdërvlelltësi dhe punë në terren, sidomos në zonat periferike, me qëllim që ajo ti paraprijë frenimit të fenomeneve abuzive. Shfrytëzim maksimal, ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në varësi të bashkisë me qëllim të përmirësimit cilësor të tyre dhe afrimit të tyre drejtë kërkesave reale të komunitetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Bisholla, gjatë fushatës tuaj elektorale ju jeni përqendruar kryesisht në kritikat ndaj dështimit të qeverisjes socialiste për Vlorën. Kundërshtarët tuaj thonë se juve ju mungon përvoja e duhur dhe se premtimet tuaja elektorale janë të paarritshme. Cila është përgjigja juaj?

Kristaq Bisholla: Përgjigja ime është se të gjitha premtimet e mija janë reale dhe shumë të realizueshme sepse unë kam një përvojë 35 vjeqare si nëpunës. Një përvojë profesionale, mendimin dhe aftësinë për të drejtuar një bashki që do jetë një bashki që do të funksionojë me të gjithë qytetarët, me të gjithë profesionistët. Një bashki që do të funksionojë në ekip duke bërë projekte të gatshme, duke pasur një seksion të projekteve të zhvillimit, duke pasur një strategji për Vlorën turistike si dhe do të hap listat e të papunëve dhe të gjithë atyre që marrin pushime me lista në qytetin e Vlorës sepse Vlora ka punë për të gjithë dhe Vlorës i takon që të gjithë të jenë në punë. Për këtë le të jenë të sigurtë zotëritë, që deri tani realizimet e tyre që gjashtë vjet janë të tilla që qyteti i Vlorës është i zhytyr në mjerim dhe skamje. Po këshu, qyteti i Vlorës është një qytet që vuan nga mungesa e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.Për të theksuar është fakti se që nga viti 1996 ka pasur një projekt të Bankës Botërore në mbi 5 milionë dollarë dhe që nga 1996 nga ky investim është vjelur vetëm 1 milionë dollarë dhe pjesa tjetër e këtij investimi, që nga viti 1996 nuk është vjelur nga qeverisja e deritanishme. Kështu që qyteti i Vlorës me këtë projekt që do të duhej të ishte më i ndryshueshëm në mbarë Shqipërinë, sot vuan me 8 deri 10 orë mungesë të energjisë elektrike.

Zëri i Amerikës: Zoti Harizaj, si nenkryetar i tanishëm i Bashkisë, cilat janë ato fusha që administrata e tanishme nuk i shfrytëzoi si duhet dhe çfarë do të ndryshonit ju?

Dule Harizaj: Së pari dua t’iu përkujtoj se adminitrata e tanishme e bashkisë ka bërë realitet programin elektoral që ka shpallur tre vjet përpara kryeatari aktual i bashkisë. Natyrisht duke parë nevojat në rritje të komunitetit vlonjat, nuk mund të pretendohet që në një periudhë prej tre vjetësh të zgjidhesh të tërë ato probleme që kanë shqetësuar komunitetin. Duke marrë shkas nga mungesat e vërejtura, unë si kryeatar i ardhshëm i bashkisë do të synoj që të përqendroj punën time pikërisht në ato vende ku mangësitë kanë qenë më evidente, konkretisht në luftën dhe përpjekjet që duhet të bëj në bashkëpunim me institucionet e tjera për furnizimin e popullsisë me ujë, me energji elektrike, me rritjen e vendeve të reja të punës dhe me rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj komunitetit. Kjo do të ishte sfida nëse unë do të isha kryetar i ardhshëm i bashkisë.

Zëri i Amerikës:Zoti Gjika, gjatë tre vjetëve të fundit Vlora është qeverisur nga socialistët. Krimi, papunësia dhe trafiku janë disa nga problemet më shqetësuese ende të pazgjidhur për këtë qytet. Përse mendoni ju se Partia Socialiste duhet të ketë edhe një shans tjetër për të qeverisur në Vlorë?

Shpëtim Gjika: Unë mendoj se Partia Socialiste duhet ta ketë dhe patjetër se do ta ketë shansin për të qeverisur në tre vitet e ardhshme në Vlorë sepse është e vetmja forcë politike që tre elementet e përmendura më lartë si trafiku, krimi dhe papunësia, në politikat e saj të cilat janë transplatuar jo vetëm në qytetin e Vlorës por në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë bërë të mundur eliminimin e këtij fenomeni.Është Partia Socialiste dhe stafi aktual i bashkisë së Vlorës që për periudhën trivjeqare ka mundur që krahas politikave të qeverisjes dhe nëpërmjet politikave të qeverisë lokale, ka bërë të mundur që të përkthejë te qytetarët e thjeshtë, te komuniteti i Vlorës pikërisht atë besim që e ardhmja e Vlorës dhe qytetarëve të saj do të jetë në duar të vet qytetarëve duke u drejtuar dhe menaxhuar nga politikat qeverisëse dhe programeve eletorale të bashkisë së Vlorës, të kësaj aktuale dhe të asaj të ardhshme sepse kjo patjetër se do t’i përkasë Partisë Socialiste. Në pjesën e dytë të platformës sime elektorale, të cilën për shkaqe teknike nuk munda t’ua shpreh është me sa vijon. Unë do të këmbëngul në menaxhimin ligjor dhe transparent të territorit dhe në administrimin e bashkisë dhe urbanizimin e tij veqanarisht me funskionimin e KRT-së. Urbanizimin dhe më pas në bazë të politikës së qeverisë shqiptare legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, politikë sociale transparente në ndihmë të familjeve në nevojë dhe centralizim fiskal jo si autonomi por marrje përgjegjsish të drejtëpërdrejta. Hapjen e zyrës së menaxhimit pët turizmin duke konceptuar Vlorën si metropolin e turizmit, mbështetje të fuqishme për artin, kulturën dhe sportin, bashkëpunim ligjor dhe institucional bashki-këshill bashkiak- këshill qarku -deputetë-qeveri-prefekturë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjika, Vlora është një qytet me mundësi të shumta. Megjithatë papunësia është e lartë. Si mendoni ta zbusni këtë problem?

Shpëtim Gjika: Pavarsisht se në ligjin për funksionimin dhe qeverisjes vendore, bashkia nuk përgjigjet drejtëpërdrejtë për politikat e punësimit. Është detyrë e bashkisë që të vijë drejtë qytetarëve dhe komunitarëve të saj për të lehtësuar këtë barrë sociale sic është punësimi. Është për të ardhur keq që në zyren e punësimit të Vlorës ka 5300 të papunë, gjë që do të thotë se ka punë të zezë dhe punë gri, është pikërisht puna e administratës së bashkisë për rë komunikuar te bizneset e vogla dhe të mëdhaja këto punësime të zeza apo gri. Natyrisht duke bërë dhe politika sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Qështjeve sociale, eksperiencë që nuk ka munguar në qytetin e Vlorës në projekte të punëve publike dhe projekteve publike. Kjo është një nga politikat e mija në zbutjen e papunësisë, gjithashtu bashkëpunimi me bizneset e vogla dhe të mëdha sidomos ato të ndërtimit në drejtim të licensimit të tyre të cilave do tu bëhet kërkesë për të zbatuar në mënyrë rigoroze numrin e të punësuarve pranë tyre, pasi të marrin lejet e ndërtimit.

Zëri i Amerikës: Zoti Bisholla, Vlora përballët me sfida të shumta. Por sipas mendimit tuaj, cilat janë dy nga problemet më të ndjeshme dhe cilat janë alternativat tuaja për zgjidhjen e tyre?

Kristaq Bisholla: Vlora është jë qytet që vuan nga varfëria, është një qytet që vuan nga infrastruktura dhe ka shumë arsye të tjera pse Vlora sot vuan nën pushtetin socialist të gjashtë vjetëve të fundit. Unë besoj se bashkia e Vlorës, nesër në drejtimin tim do të krijojë dhe do të tranformojë mardhëniet me bizneset. Do të ndërtojë konceptin bashkia si mik i biznesit, duke harmonizuar interesat e biznesit me ato zhvilliomore të bashkisë dhe do ti ingranojmë ato duke garantuar shërbime të domosdoshme për ta. Së dyti do të angazhoheshim për nxitjen dhe lulëzimin e biznesit të vogël, për të përmirësuar jetën e mijëra familjeve që jetojnë nga këto biznese, si dhe lehtësimin e kontributit të tyre brenda kufijve ligjorë që lehtëson punën e taksave brenda ligjit që ka këshilli bashkiak. Por këtu dua të theksoj se duhet të taksohen të gjithë biznesmenet e vegjël që punojnë në qytet dhe jo siq ka ndodhur deri tani ku në vitin 1996 janë taksuar mbi 5200 biznesmenë të vegjël kurse sot në vitin 2003 janë taksuar vetëm 2400 biznesmenë.

Zëri i Amerikës: Zoti Harizaj, porti i Vlorës mbetet një nga mundësitë ekonomike ende të pashfrytëzuara me efektivitet. Si parashikoni ju ta zgjeroni veprimtarinë në të?

Dule Harizaj: Porti i Vlorës tani për tani është në varësi të qeverisë dhe se nuk bën pjesë në hartimet e programeve ekonomike ku mund të influencojë bashkia. Unë mendoj se do të intensifikojë përpjekjet e mija për të raportuar në organet e qeverisë dhe vecanarisht në Ministrinë e Transportit dhe komunikacionit për të bërë të mundur thithjen dhe realizimin e investimeve të cilat në portin e Vlorës janë ndërprerë. Është e vërtetë e madhe se zhvillimi i Vlorës nuk mund të kuptohet pa zhvillimin e portit. Në këtë kuadër dua të them se Vlorën përvec investimeve në port do ta zhvillonin dhe do ta krahasonin me qytetet e tjera të zhvilluara të Shqiërisë edhe avansimi i autostradës në drejtim të saj sepse deri tani ajo ka mbetur në Lushnje.Pra intensifikimi i investimeve në port, ndërhyrjet për të realizuar investimet në infrastrukturën rrugore do të ishin ndër objektivat kryesore në qendër të punës sime por që do të vareshin kryesisht nga marrëdhëniet që unë do të ndërtoja me organet e pushtetit qëndror.

Zëri i Amerikës: Faliminderit zoti Harizaj. Dhe tani së fundi një pyetje e përbashkët. Cili është mesazhi i juaj për votuesit e Vlorës? Zoti Bisholla?

Kristaq Bisholla: Mesazhi im për qytetarët dhe bashkëqytetarët e mi vlonjatë është ky: I ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të marrin plotësisht pjesë në votim. Vota e tyre e lirë do të dijë të zgjedh alternativën më të mirë, do të dijë të zgjedhë për të krijuar besimin që jeta e tyre duhet të ndryshojë, do të dijë të zgjedh alternativën e kandidatit të shoqërisë civile të mbështetur nga një koalicion plotësisht i djathtë në të mirë të qytetarëve të tij, nga një kandidat që është i paimplikuar në aferat politike dhe aq më tepër në aferat e pushteti vendor të deritanishëm, i cili është i përkushtuar, i cili ka aftësinë dhe mendimin e plotë se bashkia nën udhëheqjen e tij do të jetë e aftë të ndryshojë jetën e qytetarëve.

Shpëtim Gjika: Të nderuar bashkëqytetarët e mi vlonjatë! Duke iu falenderuar për kulturën e lartë qytetare që keni manifestuar gjatë gjithë kësaj fushate elektorale iu ftoj të kujtoni mirë të kaluarën e afërt, ju ftoj të gjithëve pa dallim bindjesh politike, të japim të gjithë nga një mëndje, të vëmë të gjithë nga një dorë dhe të gjithë nga një gurë në themelet e vizioneve të reja.

Dule Harizaj: Mesazhi im është fare i thjeshtë. Së pari iu bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Është rasti që në këto zgjedhje të vendosin për të zgjedhur njeriun që do ti qeverisë për tre vjet, të rinë larg premtimeve partiake, të zgjedhin njeriun që janë të bindur që mund ti drejtojë dhe mund të bëjë për ta për tre vjet dhe ky jam pikërisht unë. Ju faleminderit.

XS
SM
MD
LG