Lidhje

Ballkani, qendra e trafikimit të qënieve njerëzore - 2003-10-09


Trafikimi i qënieve njerëzore nis nga varfëria, mungesa e ligjeve apo mos-zbatimi i tyre, mos-kuptimi apo ndonjëherë pandjeshmëria për atë që ndodh përreth, aleancat e krimit që sofistikohen dhe nuk njohin etni, kufij apo rajone. Guglielmo Schinina, drejtues i njësisë për ndihmën për viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore në zyrën e IOM-it në Shkup, shpjegon rrugët kryesore të trafikimit të vajzave të reja nga dhe për në Ballkan.

Maqedonia është rrugë kalimi dhe vend mbetjeje për vajzat e trafikuara. Qindra bare nate vazhdojnë të funksionojnë; në to, vajza të reja nga Evropa Lindore, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria apo vende të tjera, shfrytëzohen seksualisht.

Berry Fletcher, zëdhënës i policisë ndërkombëtare në Prishtinë, thotë se trafikimi i qënieve njerëzore është problem rajonal.

200 biznese në Kosovë janë identifikuar si vende ku bëhet prostitucion. Pothuaj të gjitha vajzat vijnë nga vendet e Evropës Lindore.

Grupet kriminale shqiptare dhe sllave bashkëpunojnë shumë ngushtë në trafikimin e qënieve njerëzore.

Kreshnik Spahiu, drejtor i zyrës për avokati falas, thotë se Shqipëria është më shumë një vend tranzit sesa një vend destinacioni për viktimat e trafikimit. Ai shton se ka një dështim të projekteve për rehabilitimin e viktimave sepse shqoëria shqiptare nuk e pranon një vajzë që ka qenë e trafikuar. Mbetet shumë për të bërë në zbatimin e ligjeve, thotë ai.

Avni Jacellari, drejtor për anti-trafikimin në ministrinë e rendit në Tiranë, thotë se sipas një studimi të bërë vitin e kaluar, 5100 vajza të reja shqiptare gjendeshin në perëndim të trafikuara për të punuar në rrugë.

Policia shqiptare ka shkatërruar 75 grupe kriminale, që merreshin me trafikimin e vajzave, ka arrestuar 500 tutorë dhe 120 persona dënuar deri tani nga 5 deri në 20 vjet burg.

Këtë vit ka pasur 68 raste denoncimesh për trafikantë dhe grupe trafikantësh.

Arjana Qosaj, Mustafa, këshilltare ligjore në zyrën e OSBE-së në Prishtinë, thotë se trafikimi i qënieve njerëzore në Kosovë është problem i madh.

Rrugët kryesore të trafikimit të qënieve njerëzore vijnë nga Evropa Lindore, përmes Serbisë e Malit të Zi, një pjesë mbeten në Kosovë dhe një pjesë vazhdojnë më tej, për në Greqi apo vende të tjera, thotë ajo.

Një dokument i brendshëm i OSBE-së në Kosovë, thotë se zyrtarët e OSBE-së nuk mund të shkojnë në këto bare sepse dyshohet se aty bëhet prostitucion i detyruar.

Trafikimi i qënieve njerëzore nuk ndalet thjeshtë tek shfrytëzimi seksual, shumë fëmijë trafikohen për tu përdorur si lypësa nga Shqipëria për në rrugët e Greqisë, mijëra njerëz trafikohen nga vendet e Lindjes, përmes Ballkanit për në perëndim në kërkim të një pune apo të një jete më të mirë. Një pjesë e tyre kanë përfunduar në fund të detiti, ndërsa të tjerë në duart e rrjeteve të tjera të trafikantëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG