Lidhje

Kryeministri i ri palestinez thotë se do të japë dorëheqjen - 2003-10-12


Kryeministri i ri palestinez, Ahmed Kurei, tha se synon të japë dorëheqjen nga posti i tij. Ai ka mosmarrëveshje me presidentin Jaser Arafat lidhur me përbërjen e qeverisë së re.

Aktualisht, kryeministri Kurei kryeson një kabinet emergjece, i cili u emërua këtë javë nga zoti Arafat. Atij iu ngarkua detyra e krijimit të një qeverie të përkohshme deri në fillim të nëntorit, kur përfundon mandati i kabinetit të emergjencës.

Por zyrtarë të fraksionit Fatah të zotit Arafat thanë sot se zoti Kurei u tha atyre se çdo qeveri e përhershme do të ketë edhe një kryeministër të ri.

Kryeministri Kurei ka pasur mosmarrëveshje me zotin Arafat gjatë ditëve të fundit lidhur me postin e shefit të sigurimit në qeverinë e re. Gjatë një konfrontimi të enjten, u njoftua se ai kishte kërcënuar të jepte dorëheqjen, vetëm disa ditë pasi kishte filluar këtë detyrë.//kk//

XS
SM
MD
LG