Lidhje

Zbulimi i provave për Irakun vazhdon - 2003-10-14


Për 12 vjet, Sadam Huseinin qëndroi në fuqi në një nga rajonet më të paqëndrueshme në botë, duke mashtruar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe duke terrorizuar popullin irakian. Ai pushtoi fqinjët e tij, Kuvajtin dhe Iranin dhe përdori armë kimike kundër popullit të tij dhe kundër Iranit. Këshilltarja e presidentit Bush për Sigurimin Kombëtar, Condoleezza Rice tha se “ka prova se Iraku asnjëherë nuk u çarmatos dhe nuk iu bind inspektorëve”.

“Kemi informacione të dokumentuara shumë të qarta. Deri në fund, Sadam Huseini vazhdoi të torturonte dhe të shtypte popullin irakian. Deri në fundin e tij Sadam Huseini mashtroi Këshillin e Sigurimit. Pa asnjë dyshim deri në fund Sadam Huseini vazhdoi të fshihte ambicjet për të kërcënuar botën me armët e shkatërrimit në masë dhe të fshihte programin e paligjshëm të armëve”, tha zonja Rice.

Një raport i përgatitur nga grupi amerikan që kërkon për armë të shkatërrimit në masë zbuloi dokumente që tregojnë për ekzistencën e një programi armësh dhe pajisjesh që Iraku ia fshihte Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar dhjetra aktivitete që lidhen me programe të armëve të shkatërrimit në masë dhe shumë pajisje që Iraku i fshihte nga Kombet e Bashkuara gjatë inspektimeve që filluan në fund të vitit 2002. Zbulimi i këtyre shkeljeve të qëllimshme është vërtetuar nga shkencëtarët dhe zyrtarët irakianë. Zonja Rice tha se zbulimi i provave po vazhdon.

“Janë gjetur agjentë për armë biologjike. Janë gjetur prova se midis viteve 1999 dhe 2002 Iraku është përpjekur të marrë teknologji nga Korea e Veriut për ndërtimin e një rakete balistike me reze veprimi prej 1 mijë e 300 kilometrash”.

Sadam Huseinit nuk mund t’i zihej besë. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e rrëzoi atë nga pushteti. Fushat e vrasjeve në Irak po tregojnë të vdekurit atje. Tani që Sadam Huseini është nuk është më në pushtet, ai nuk do të përdorë më armët e shkatërrimit në masë dhe mbështetja e Irakut ndaj terrorizmit ka marrë fund.

XS
SM
MD
LG