Lidhje

Robertson kritikon planet për krijimin e një selie të veçantë ushtarake të BE-së - 2003-10-22


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, i cilësoi planet për krijimin e një selie të veçantë ushtarake të Bashkimit Evropian si humbje parash. Ai e bëri këtë koment pasi diplomatë të lartë u takuan në Bruksel për të diskutuar rreth propozimit të Belgjikës, Francës, Gjermanisë dhe Luksemburgut, propozim ky që ka ngjallur shumë debate.

Zoti Robertson tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të investojnë në aftësi, që sipas tij, janë shumë të nevojshme dhe jo të ndërtojnë godina dhe arkive të kushtueshëm, që NATO-ja tashmë i ka.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha se të dy këto organizata janë të një mendimi mbi nevojën e shmangjes së dublikimit. Por zoti Solana tha se Bashkimi Evropian duhet të planifikojë operacione të tilla si misioni i fundit në Republikën Demokratike të Kongos, ku NATO-ja nuk u angazhua. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm ngritjen e një selie të veçantë ushtarake të Bashkimit Evropian.

//ze//

XS
SM
MD
LG