Lidhje

Presidenti Bush në Australi - 2003-10-22


Presidenti Bush ndodhet në Australi pas një vizite të shkurtër në ishullin turistik Bali të Indonezisë, ku ai e vlerësoi lart këtë vend për qendrimin kundër terrorizmit.

Australia është ndalesa e fundit e Presidentit Bush në turneun e tij të Azi Paqësorit që përfshiu ndalesa në 6 vende. Presidenti po e kalon natën në kryeqytetin australian Kanberrë, para se të takohet nesër me kryeministrin John Howard. Ai do të flasë në parlamentin e Australisë dhe pritet ta falenderojë këtë vend për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit.

Sipas njoftimeve nga Australia, rreth 5 mijë demonstrues që protestonin kundër vizitës së presidentit Bush, krijuan çrregullime trafiku në Sidni. Ata kërkonin tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku dhe hidhnin parrulla kundër zotit Bush. Gazeta Sidney Morning Herald shkruante se nesër në Kanberrë pritet të arrijnë autobusë me qindra protestues.

//rd//

XS
SM
MD
LG