Lidhje

Koreja e Veriut thuhet se mban më shumë se 200 mijë njerëz në kampe skllavërie - 2003-10-22


Një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Shtetet e Bashkuara thotë se Koreja e veriut mban më shumë se 200 mijë njerëz në kampe të punës së detyruar ku thuhet se vdekjet nga uria dhe torturat janë diçka e zakonshme.

Studimi për kampet e skllavërisë, u hartua nga Komisioni amerikan për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut dhe u kryesua nga zoti David Hawk, ish hetues i Kombeve të Bashkuara.

Studimi përfshin 30 faqe me fotografi satelitore si dhe intervista me ish të burgosur dhe ish roje të arratisur nga Koreja e Veriut.

Në raport thuhet se njerëzit që mbahen në kamp janë arrestuar nën dyshimet si kundërshtarë të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Il ose të babait të tij, Kim Ir Sen, themelues i këtij vendi komunist, i cili vdiq në vitin 1994.

Peniani mohon se mban të burgosur politikë dhe nuk ka bërë komente rreth raportit në fjalë.//ii

XS
SM
MD
LG