Lidhje

Vendet donatore japin të paktën 33 miliardë dollarë në formë dhurate dhe kredish për Irakun - 2003-10-28


Përfaqësues nga më shumë se 70 vende dhe 20 organizata ndërkombëtare u mblodhën në Madrid të Spanjës më 23 dhe 24 tetor për të gjetur mënyrat për të ndihmuar rimëkëmbjen e Irakut prej dekada shtypjeje. Ata u zotuan të japin të paktën 33 miliardë dollarë në formë dhurate dhe kredish për Irakun. Përveç Shteteve të Bashkuara, të cilat u angazhuan të jepnin 20 miliardë dollarë, disa nga dhuruesit e tjerë janë Koreja e Jugut, Japonia, Britania, Danimarka, Spanja, Kuvajti dhe Arabia Saudite.

Presidenti George Bush po inkurajon vendet të ndihmojnë popullin e Irakut për të ndërtuar një të ardhme në liri dhe qendrueshmëri.

“Në Madrid, përfaqësues të më shumë se 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, UNICEF-in dhe Organizatën e Konferencës Islamike, u mblodhën për të diskutuar mbi nevojat e ardhshme të Irakut dhe rrugët për ta ndihmuar atë. Të gjitha këto vende dhe organizata ndërkombëtare u angazhuan për të dhënë miliarda dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Irakut.”

Kjo ndihmë financiare në rritje, thotë Presidenti Bush, do të sjellë frutet e veta falë suksesit të koalicionit të gjerë ushtarak që po shërben tani në Irak.

“Sot, forcave të Amerikës në Irak u janë bashkuar rreth 24 mijë trupa nga 32 vende të tjera, përfshirë Britaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Italinë, Spanjën, Hollandën, Tailandën, Salvadorin, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Ukrainën dhe Filipinet. Forcat e koalicionit po ndihmojnë në zbulimin dhe asgjësimin e terroristëve e besnikëve të Sadamit, duke pastruar linjat ujore të Irakut nga minat, në mënyrë që ngarkesat me ndihma të përpunohen, si dhe duke bashkërenduar rekrutimin dhe stërvitjen e policisë së re irakiane dhe asaj të kufirit.”

Koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkura po rindërton shkolla, klinika mjekësore, infrastrukturë transporti dhe centrale elektrike në Irak. Një monedhë e re irakiane po qarkullon dhe veprimtaria tregëtare po shtohet. Admisnitratat lokale janë ngritur e po funksionojnë dhe Iraku së shpejti do të fillojë procesin e hartimit të një kushtetute, pas së cilës do të zhvillojë zgjedhje.

Siç është shprehur edhe Ajet Allavi, kreu i Këshillit Qeverisës Irakian, “përkrahja ka qenë e shkëlqyer. Iraku, thotë ai, ka bërë shumë miq të rinj ditët e fundit. Në vitet që do të vijnë, tha ai, irakianët do të kujtojnë se kush u shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar, kur kishin nevojë”.

//ZE//

XS
SM
MD
LG