Lidhje

Të paktën 20 mijë banorëve të Kalifornisë u jepet urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre - 2003-10-29


Zyrtarët në Kaliforni u kanë dhënë urdhër të paktën 20 mijë banorëve që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi zjarret e pakontrolluara shkaktuan vdekjen e të paktën 16 vetave në atë shtet.

Zyrtarët thanë dje se zjarret, që filluan javën e kaluar, janë përhapur tani në Meksikë, ku kanë humbur jetën 2 veta. Zjarret, që shtrihen nga zona përreth Los Angelesit deri në Meksikë, kanë djegur të paktën 200 mijë hektarë tokë dhe kanë shkatërruar të paktën 1 mijë e 500 shtëpi.

Zjarrëfikësit njoftuan dje një farë përparimi pasi ata parandaluan përhapjen e zjarreve në zonën Simi Valley, afër Los Angelesit. Zyrtarë thanë se janë në kërkim të dy personave, që mund të kenë ndezur njërin prej zjarreve.

Guvernatori i ardhëm i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, pritet të diskutojë mbi ndihmat federale për zonat e prekura kur të vizitojë Washingtonin sot.

//ze//

XS
SM
MD
LG