Lidhje

Owen: Millosheviçi mund t’i kishte ndalur luftimet por nuk e bëri këtë - 2003-11-03


Ish diplomati britanik, David Owen, i cili u përpoq të ndërmjetësonte konfliktit ballkanik në vitet 90, thotë se ish Presidenti jugollav Sllobodan Millosheviç mund t’i kishte ndalur luftimet por nuk e bëri këtë.

Zoti Owen i bëri komentet gjatë dëshmisë së tij sot në Hagë, në gjyqin e zotit Millosheviç për krime lufte.

Ai tha se ish udhëheqësi jugosllav, i cili në atë kohë ishte presidenti i Serbisë, mund të kishte ndikuar mbi serbët e Bosnjes dhe të Kroacisë për t’i pranuar kushtet e paqes qysh në fillim të viteve 90, duke shpëtuar ndoshta mijra jetë njerëzish që humbën në konflikt.

Zoti Milosevic, i cili mbron veten në gjyq i bëri pyetje zotit Owen duke kundërshtuar pikpamjen se ai ka patur ndikim të vërtetë mbi serbët e Bosnjes.

Zoti Owen, ish ministër i jashtëm britanik, ishte në atë kohë i dërguari i Bashkimit Evropian në rajon. Ai dhe ish sekretari amerikan i shtetit Cyrus Vance hartuan së bashku planin e paqes Vance-Owen, një nga propozimet e para të paqes që synonte ndaljen e luftimeve.//ii

XS
SM
MD
LG