Lidhje

Pres. Bush: shtimi i viktimave amerikane në Irak nuk e ul vendosmërinë - 2003-11-03


Presidenti Bush tha se shtimi i viktimave amerikane në Irak nuk e ul vendosmërinë e Amerikës për të ndërtuar atje një shoqëri të lirë dhe paqësore.

Presidenti i bëri komentet një ditë pas rrëzimit të një helikopteri dje në Irak, i cili shkaktoi vdekjen e 16 ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Ai tha se megjithëse Amerika mban zi për humbjen e çdo ushtari trim, misioni në Irak është me rëndësi jetike dhe do të vazhdojë.

Ndërkohë në Irak vazhdojnë hetimet rreth rrëzimit të helikopterit pranë qytetit Falluja në perëndim të Bagdadit. Dëshmitarë okularë thanë se kishin parë se si helikopteri ishte qëlluar me raketa të lëshuara nga toka, para se të rrëzohej.

Shumica e ushtarëve të plagosur në këtë sulm janë dërguar në një spital ushtarak amerikan në Gjermani.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, incidenti më i rëndë për trupat amerikane qysh nga fillimi i luftës në Irak në muajin mars.//ii

XS
SM
MD
LG