Lidhje

Del Ponte: Presion Kroacisë për dorëzimin e gjeneralit Gotovina - 2003-11-04


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos ndërmarrë hapa që do të çonin në pranimin e Kroacisë në këtë organizatë në rast se nuk dorëzon një gjeneral të akuzuar për krime lufte.

Zonja Carla del Ponte shprehu gjithashtu habi ndaj komenteve të Kancelarit gjerman Gerhard Schroeder, i cili tha javën e kaluar se Kroacia duhet të jetë në gjendje t’i fillojë bisedimet e pranimit edhe pa e dorëzuar gjeneralin Ante Gotovina.

Kryeprokurorja tha në një mbledhje të OSBE-së në Vjenë se kërkesa për dorëzimin e gjeneralit duhet të vazhdojë të jetë kusht për bisedimet e pranimit prasi kjo është e vetmja mënyrë që Kroacia të detyrohet ta dorëzojë atë.

Javën e kaluar, gjatë një vizite në Kroaci, zoti Schroeder la të kuptohet se çështja e pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe arrestimi i gjeneralit Gotovina mund të trajtohen si çështje të palidhura me njëra-tjetrën.

Kroacia e bëri kërkesën për pranim në Bashkimin Evropian muajin e kaluar. Zyrtarët e Bashkimit kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendit me Gjykatën e Hagës.

Gjenerali Gotovina vazhdon të qendrojë i fshehur qysh prej tre vjetësh, pasi Gjykata e Hagës e ka akuzuar për vdekjen e rreth 150 civilëve serbë në vitin 1995.//ii

XS
SM
MD
LG